Ambasadori i BE, Silvio Gonzato, pas vizitës në qendrat e votimit në Durrës, ka zhvilluar takime në Prokurorinë e Fierit.
Në një deklaratë për mediat, ambasadori Gonzato deklaroi se ka pasur informacione sa u përket bandave në këtë dy qytete, por theksoi se do të hetohen nga autoritetet përkatëse.
“Isha edhe në Durrës sepse ka pasur informacione sa u përket bandave, ka pasur edhe informacione edhe për në Fier, vendosa që të vija edhe në Fier. Janë autoritetet që do hetojnë, ne po shikojmë situatën“, u shpreh ai.
Diplomati i BE-së theksoi se zhvilloi takim me prokurorët e Fierit dhe ata të posaçëm për të parë ecurinë e bashkëpunimit mes tyre lidhur me hetimin e krimeve zgjedhore.
Silvio Gonzato: Kemi një mesazh për zgjedhësit, dita sotme është e rëndësishme. Shqiptarët të dalin dhe të votojnë.
Sot nuk po bëj vëzhgim zgjedhor, po shkoj në qendra të ndryshime votimi se si po ecën votimi.
Misioni i OSBE/ODHIR po bëjnë vëzhgim të thellë të zgjedhjeve, çdo lloj raportimi do të analizohet.
Do të jetë ky raport që do orientojë analizën që do ti bëjmë ne Shqipërisë. Erdha në Fier për tu takuar me Prokurorinë e Fierit dhe SPAK për të parë punën që po bëjnë kjo për arsye sepse doja të shikoja në mënyrë të veçantë se si po ecën zbatimi i marrëveshjes së mirëkuptimit mes Prokurorisë së Përgjithshme, SPAK por edhe KQZ. Isha i impresionuar nga bashkëpunimi i mirë, këto institucione po bëjnë më të mirën.
Pse zgjodhët pikërisht Fierin?
Silvio Gonzato: Nuk doja të mbeteshim në Tiranë. Isha edhe në Durrës sepse ka pasur informacione sa u përket bandave, ka pasur edhe informacione edhe për në Fier, vendosa që të vija edhe në Fier. Janë autoritetet që do hetojnë, ne po shikojmë situatën.