Berisha: Çdo votë duhet të numërohet, ky është qëndrimi ynë! Opozita nuk do mbyllë sytë para shkeljeve!

Kryetari i PD, Sali Berisha përsëriti edhe një herën në konferencën për shtyp se, çdo Çdo votë duhet të numërohet, ky është qëndrimi ynë! Ai tha se, opozita nuk do mbyllë sytë para shkeljeve!
“Unë po e paralajmëroj këtë?
Unë po e paralajmëroj këtë?
Si po e paralajmëroj unë këtë?
Në qoftë se kryeministri firmos dhuratën kryeministrore 100 euro për votë, nuk është përgjegjësi e opozitës kjo.
Në qoftë se kryeministri firmos mbjelljen e dhjetëra mijëra hektarëve kanabis për votë, nuk është përgjegjësi e opozitës kjo.
Në qoftë se kryeministri firmos faljen e 150 milionë gjobave dy ditë para zgjedhjeve, kjo nuk është përgjegjësia e opozitës.
Cila është këtu përgjegjësia e opozitës?
Çfarë mendoni ju se të jetë opozita të jetë symbyllur ndaj këtyre?
E pamundur.
Asnjë njeri i qytetëruar nuk mund të mbyllë sytë përpara këtyre.
Por këto që janë të njohura.
Pavarësisht, çdo votë duhet të numërohet.
Ky është qëndrimi ynë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

PD reagon për deklaratën e Departamentit të Shtetit: Narkoshteti në shënjestër të SHBA-ve

PD përshëndet mesazhin e zyrtarit të lartë të Departamentit të Shtetit DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE …