Demokratët!

“RD”

Ata nuk kanë humbur asnjë betejë politike. Janë të pamposhtur, të lindur për të qenë fitimtarë, të fortë dhe njerëz të sakrificave që as nuk thyhen dhe as nuk nënshtrohen.  Edhe në ditët më të zeza të historisë së këtij vendi ata kanë qenë aty ku janë sot, ku ishin edhe dje dhe ku do të jenë edhe nesër.

Në momentet më delikate nuk e kanë humur rrugën, nuk janë tjetërsuar dhe janë ringritur pas cdo goditje që kanë marrë. Mjafton tu tregosh betejën dhe ata e dinë armën që duhet të marrin. Kësaj rradhe ata ndjehen të tradhëtuar. Dhe kanë të drejtë të ndjehen të tradhëtuar. Ata u gënjyen, i gënjyen.

Shkuan në një betejë për të luftuar me mjete politike, për të luftuar me votë dhe alternativë, por përballë tyre nuk ishte politika, nuk ishte vota e kundërshtarit politik, por ishte mafia dhe krimi i organizuar. Njerëz të armatosur që kishin marrë peng qendrat e votimit duke përdhunuar edhe policinë .

Sheshi i betejës ku duhet të ishte mendja, u kthye në arenën e një masakre, ku u vra me armë rezistenca paqësore. Sot kanë të drejtë të ndjehen të tradhëtuar. Në arenën ku u gjendën duhet të kishin mjete të tjera për të luftuar.

Ata, që duhet ta ndalnin masakrën u bënë palë me masakruesit. Polici, spak u sulën me dajak dhe lejuan masakrën e vrasjes së votës së demokratëve në sytë e të gjithë botës duke bërë fakt të kryer një krim.

Autori i të gjithë kësaj masakre sot krekoset me krimin që ka kryer. Mendon se ka fituar dhe se nuk do të preket, sikurse edhe herët e tjera, mendon se nuk ka kush ta dënojë për krimin që ka kryer, mendon se i ka ekzekutuar demokratët dhe se sot mund ti duket vetja si Zeusi në tokë, por gabon.

Llogaritë nuk janë mbyllur dhe nuk do të mbyllen. Demokratët sot janë të tradhëtuar dhe të lënduar, por kanë arsye të jenë krenarë me shërbimin, që i kanë bërë vendit të tyre. Drejtësia vonon, por nuk harron.  Hakmarrja nuk do të vonojë dhe autori i masakrës të së dielës e di se nuk do të falet për masakrën që ka kryer.

About Krye Redaktor

Check Also

Ushtria e Ballukut për manipulimin/ Emrat e 420 patronazhistëve në institucione

Qarku i Fierit, i konsideruar si bastion historik i së majtës, tejkaloi edhe pritshmëritë më …