OSBE/ODIHR i heq legjitimitetin zgjedhjeve: Të pabarabarta, blerje votash, kërcënime, avantazh i padrejtë i Partisë në qeveri

Me një qëndrim të qartë refuzues të masakrës elektorale dhe me një gjuhë diplomatike, OSBE/ODIHR ka delegjitimuar farsën elektorake të 11 majit.

Kreu i misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve të 11 majit tw OSBE/ODIHR, Ambasadori Lamberto Zannier tha se procesi elektoral u zhvillua në kushte të pabarabarta mes mazhorancës dhe opozitës. Kjo ishte kryefjala e misionit të vëzhguesve që u deklarua nga të gjithë të pranishmit.

Po ashtu të gjithë drejtuesit e misionit nënvizuan kërcënimet dhe blerjen e votave, presionin ndaj administratës dhe keqpërdorimin e burimeve shtetërore.

Ai tha qeveria shpalosi programe madhore si dhe fali gjobat pak ditë para ditës së votimeve.

“Një rol i rëndësishëm i vëzhguesve afatgjatë është edhe ndërveprimi me popullatën lokale. Ne kemi dëgjuar vazhdimisht shqetësime për presione nga nëpunës të administratës publike, përdorim të burimeve shtetërore që u pa edhe nga monitoruesit në shumë raste ku u shpallën programe të mëdha edhe një ditë para zgjedhjeve apo falja e gjobave. Këto praktika i dhanë një avantazh të padrejtë partisë në pushtet duke çuar në kushte të pabarabarta garimi”, tha ai.

About Krye Redaktor

Check Also

Pas presionit amerikan zbythet Rama, anulohet procedura për Portin e Ri të Durrësit

Pas kritikave nga Dhoma Amerikane e Tregtisë, procedura e tenderit për ndërtimin e Portit të …