Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka theksuar në fjalën e tij në konferencën e me gazetarët se beteja për votën e lirë është prioriteti i tij dhe se asgjë nuk mund ta ndalë PD-në në këtë përpjekje.
Ai e cilësoi situatën elektorale aktuale si rikthim të periudhave më të errëta për shqiptarët, duke sjellë shembuj të manipulimeve të votave, si rasti në Vorë ku një kandidat fitoi dhjetëfish më shumë vota se i dyti.
“Janë dy gjëra krejtësisht të ndryshme, të palidhura me njëra me tjetrën. Beteja për votën e lirë, është betejë që prevalon mbi të gjitha. Asgjë, nuk mund të ndalë PD-në në këtë betejë.
E patë vetë, kutitë 100%. Koreja e Veriut, Blendi Gonxhja në Vorë, 5500 vota. I dyti mbas tij, 500 vota. Dhjetë fish më shumë.
Këta kanë rikthyer kohërat më të zeza elektorale për shqiptarët.
Shqiptarët do ju përgjigjen këtyre. Faleminderit!”, përfundoi Berisha.