Rama do marrë çdo akt për të mbajtur karrigen, sepse është zhytur në krime të tmerrshme

Kreu i PD, Sali Berisha ka akuzuar Edi Ramën për manipulimin e votave të 11 majit.  Berisha tha se, ai ka luajtur vetë me votën, me rendin me të gjitha.

Tani i nderuar, PD ka statutin dhe do i përmbahet asaj, por ka disa parime eprore dhe këto parime është vota e lirë e shqiptarëve. Kjo parti vazhdon betejën për votën e lirë të shqiptarëve.

Ju jeni dëshmitarë se si në mes të fushatës, 1 javë para zgjedhjeve, në Valencia Edi Rama u damkos si që blen vota me lek, me zarfa, me prokurime, me kanabis, me punësime. Të gjitha format e blerjes së votës. Ai, ju garantoj unë ju, se nuk ka akt dhe gjë në botë që nuk do ndërmarrë për të mbajtur karrigen sepse është zhytur në krime të tmerrshme. Ka luajtur vetë me votën, me rendin me të gjitha”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Zonat e errëta të Kolegjit të Evropës/ Le Figaro: Si u përdor Shqipëria në skandalin e mafies së Eurokratëve!

Nga Martin Bernier-Le Figaro Ndalimi i ish-përfaqësueses së Lartë të BE-së për Punët e Jashtme, …