Berisha: Rama s’ndalet para asgjëje për karrigen, është i zhytur në krime të tmerrshme!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka akuzuar Edi Ramën për manipulimin e votave të 11 majit. Ai sipas Berishës, “ka luajtur vetë me votën, me rendin me të gjitha”.

“Tani i nderuar, PD ka statutin dhe do i përmbahet asaj, por ka disa parime eprore dhe këto parime është vota e lirë e shqiptarëve. Kjo parti vazhdon betejën për votën e lirë të shqiptarëve.

Ju jeni dëshmitarë se si në mes të fushatës, 1 javë para zgjedhjeve, në Valencia Edi Rama u damkos si që blen vota me lek, me zarfa, me prokurime, me kanabis, me punësime. Të gjitha format e blerjes së votës. Ai, ju garantoj unë ju, se nuk ka akt dhe gjë në botë që nuk do ndërmarrë për të mbajtur karrigen sepse është zhytur në krime të tmerrshme. Ka luajtur vetë me votën, me rendin me të gjitha”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Rama u bashkua me aleatin e Putinit tani që po i mbyllet dera e BE!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Edi Rama se po bashkohet me aleatin e …