Ambasadori i BE, Silvio Gonzato është përfshirë drejtpëdrejt në një skandal për manipulimin e raportit paraprak për zgjedhjet të misionit të vëzhguesve të OSBE/ODIHR të mbajtur disa ditë para zhvillimit të zgjedhjeve. Vëzhguesit dolën në një konferencë shtypi me 3o prill për të bërë një pasqyrë të realitetit para zgjedhjeve në Shqipëri.
Në lajmin e publikuar nga Syri.net të datës 30 prill thuhej se ambasadori Gonzato ka ndëryrë në momentet e fundit në raportin e OSBE/ODIHR ku ka hequr disa emra konkretë nga raporti “emra banditësh, drejtorësh, shefa policie në Elbasan që janë angazhuar në krim elektoral”, shkruhet në lajm.
Në reagim, delegacioni i BE në Tiranë është shprehur se raportet e vëzhgimit zgjedhor të OSBE/ODIHR “janë të pavarura, të paanshme dhe bazohen vetëm në gjetje të verifikuara nga ekipet e tyre të vëzhguesve”, duke përgënjeshtruar kështu artikullin e shkruar nga Syri.net.
“Artikulli i publikuar nga Syri.net, që pretendon se Delegacioni i BE-së në Shqipëri apo Ambasadori kanë ndërhyrë për të hequr emra nga raporti paraprak zgjedhor i OSBE/ODIHR, është i pavërtetë. Raportet e vëzhgimit zgjedhor të OSBE/ODIHR janë të pavarura, të paanshme dhe bazohen vetëm në gjetje të verifikuara nga ekipet e tyre të vëzhguesve. Dezinformimi mund të dëmtojë besimin e publikut në proceset demokratike”, thuhej në reagim.
Gazetari Peka ka publikuar sot mesazhet e vëzhguesit të OSBE/ODIHr ku ai replikon me Ambasadorin e BE që i kërkon atij të heqë nga raporti emrat e njerëzve që po intimidonin zgjedhësit.
“Ja prova qe hedh poshte ambasadorin e BE i cili pretendoi te kunderten e lajmit te SYRI se zyra e BE ne Tirane nuk ka nderhyre ne raportin parazgjedhor te OSBE. Sms eshte e nje vezhguesi nderkombetar te OSBE”, shkruan gazetari Peka.