Një skandal i madh është regjistruar në Elbasan. Grupi i numërimit ka konstatuar se një kuti votimi në Elbasan kishte dy kode.
Dhe ata nuk kanë pranuar që të vazhdojnë me numërimin pasi dyshohet se është një kuti e futur, ose të kuptohet qartë e shtuar nga manipuluesit e votave të shqiptarëve.
Ja çfarë shkruhet në procesverbalin e grupit të numërimit.
“Në kuti janë konstatuar 2 tabela, dy kode, prandaj nuk pranoj të vazhdojmë me numërimin e kësaj kutie 016/ 015. në njërin krah është një numër në tjetrin një tjetër. Unë dyshoj që kjo kuti është e futur”.
Dokumenti