Masakra me votat/Skema si ministri i Brendshëm mbushi kutitë për veten me fletë nga jashtë

Denoncimi i Belind Këlliçit

Është mbledhur KZAZ numër 40, për të bërë konstatimin e këtyre fletëve të votimit që janë gjetur në tavolinën numër katër dhe në tavolinën numër 1. Është e dukshme që janë fletë votimi me ngjyrë tjetër, me ngjyrë ndryshe nga fleta standarde nga fleta e votimit.

Rasti më flagrant është ai që unë u kam nisur edhe ju, ku një person është nisur për të votuar. Porosia për të votuar ka qenë për të votuar ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha, ka votuar krah Ervin Hoxhës në kolonën numër 6. Ka kuptuar që ka votuar gabim dhe më pas ka korrigjuar votën dhe më pas ka vënë kryqin tek emri i ministrit të brendshëm, tek kolona numër 5. Dukshëm ajo fletë votimi është me ngjyrë tjetër.

Po pritet të merret një vendim nga KZAZ, votat janë shpallur me dakordësi të palëve, janë shpallur të pavlefshme, për shkak se është e dukshme me sy të lirë. Dhe për këtë arsye është mbledhur KZAZ dhe ta referojë edhe në KQZ dhe të marrë direktivat.

Fletët janë të palosura të gjitha njëlloj, nga e njëjta dorë. Janë identike, njëlloj. Është një dorë që i ka palosur të gjitha.

About Krye Redaktor

Check Also

Skandali/Drejtori i Policisë u kërkon policëve të kthejnë paratë

Mbi 100 punonjës të policisë kufitare, së bashku me drejtorin Boshnjaku, ndodhen në proces gjyqësor …