Berisha: Faktet dhe dokumentet e farsës elektorale do i çojmë në kancelaritë Evropiane dhe Senatin dhe Kongresin e SHBA

Lideri i opozitës, Sali Berisha tha se, faktet dhe dokumentet e farsës elektorale do i çojmë në kancelaritë Evropiane dhe Senatin dhe Kongresin e SHBA.

Më shumë se kurrë kemi fakte dhe dokumente, më shumë se kurrë. Por fakti është se vëzhguesit ndërkombëtar të OSBE-ODIHR për çka unë përgëzoj misionin e ambasadorit Zannieri, i cili në kushte jo të lehta, arriti në një vlerësim paraprak, në tërësi do të thosha, real.

Por natyrisht me ODIHR dhe OSBE, sikundër me të gjitha kancelaritë evropiane, me senatin, kongresin dhe administratën e SHBA, ne në mbrojtje të votës së qytetarëve shqiptarë, do të kemi paraqitje dhe shkëmbime intensive mendimesh, dokumentesh dhe faktesh të pakundërshtueshme.

Narkoregjimi i Tiranës nuk mundet kurrë të përfitojë për kohë të gjatë nga kjo masakër zgjedhore që kreu”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Rama me overdozë në spital? Denoncimi…

Gazetari Romir Saraçi ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me kthimin e kryeministrit …