Berisha ndan videon: Votat që ishin të pavlefshme, i numërojnë si të vlefshme për PS-në

Kryetari i PD, Sali Berisha përmes një postimi në Facebook ka ndarë një mesazh të një qytetari. Berisha shkruan se farsa elektorale vazhdon dhe se votat e pavlefshme po numërohen si të vlefshme për kandidatin e PS-së.

Qytetari i ka dërguar Berishës edhe video teksa paraqet fletët e votimit të cilat në një fletë shkruhet “të pavlefshme”. Më pas qytetari hap fletë teksa duken votimet për një parti dhe një kandidat të një partie tjetër.

“Farsa elektorale vazhdon! Vota që ishin të pavlefshme, i numërojnë si të vlefshme për kandidatin e PS! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital dhe shikoni videon. Vota qe kan qen te pavlefshme i kan fut per kandidatet e PS”, shkruan Berisha.

About Redaksia

Check Also

Rama me overdozë në spital? Denoncimi…

Gazetari Romir Saraçi ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me kthimin e kryeministrit …