Noka: Socialistët blenë me 10 mijë euro kartat e një fisi në Vlorë që të mos shkonin të votonin

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka i pyetur nga gazetarët në lidhje me zgjedhjet, u shpreh se Partia Socialiste ka blerë mijëra karta qytetarësh duke kërkuar që të mos dilnin në zgjedhje.

Noka tregoi dhe një rast në Selenicë të Vlorës, ku u shpreh se ishin dhënë 10 mijë euro për kartat e një fisi të djathtësh.

“Këta kanë blerë dhjetëra mijëra karta, që njerëzit të rrinin në shtëpi.

Më thoshte një miku im, kryetar i një dege në Selenicë, po e pyesja për një fshat që unë i njoh që janë të djathtë ekstrem.

I thashë si shpjegohet? Flamur më tha, i thirra gjithë ditën në telefon, nuk më erdhën në votime. Kur nesër takova një nga anëtarët e fisit.

Flamur tha, më erdhën dhe me dhanë 10 mijë euro, nuk më kërkuan votën, më thanë rri në shtëpi. Ku i kam parë unë 10 mijë, ndonjëherë.

10 mijë euro për të gjitha kartat e fisit”, u shpreh Noka për gazetarët.

About Redaksia

Check Also

Pas tubimit para Kryeministrisë, studentët dhe pedagogët nisin marshimin drejt Ministrisë së Arsimit

Protesta studentore në Tiranë vijon për të nëntën ditë radhazi, ndërsa studentë, të rinj, pedagogë …