84 deputetë apo 84 bodigardë?!

Nga Agim XHAFKA

Nuk ka shqiptar që mos e pranojë që zgjedhjet e 11 majit Rama i vodhi rëndshëm. E faktet janë si përrua mali. Ndodhi që pas 12 vitesh qeverisje me asnjë produkt u rrit mbështetja popullore? Ndodhi që pas ikjes nga sytë këmbët të gjysmës së popullit u rrit dashuria për rilindjen? Ndodhi që pas burgosjes së gjysmës së ministrave dhe një aradhë kryebashkiakësh shkoi në qiell simpatia? Ndodhi që pensionet hiç nuk u rritën e të moshuarit pranojnë më mirë të vdesin vetë se të ngordhë qeveria?

Dhe Rama e ka kuptuar që masa e grabitjes ka kaluar kufirin logjik. U stërmadhua. I ngeli fitorja në dorë, nuk di ç’të bëjë me të. Si lepurit në pyll që një pasdite i rrëmbeu penisin gomarit kur ky po dremiste. U gëzua ca çaste se më pas pa që më i shkurtër qe lepuri se vegla e gomarit. Si do e vinte në punë, ky qe halli që e zuri.

Njësoj dhe Ramës. Këta 84 deputetë nuk i duhen hiç për reforma dhe progres. Se ekonomia si rakitike, nuk mbahet me bizneset e vogla. Se turizmi vjel para nga shezlongët e aq. Më tej oligarkët e bregdetit nuk preken, ata e bënë punën. Sollën vota. Pensionistët veç marrin nga buxheti. Të rinjtë vrapojnë jashtë. Këtu po ngelen ata që nuk prodhojnë, ata që harxhojnë.

Po ç’i duhen Ramës atëherë 84 deputetë? Boll i kish dhe 72. Do ngjallte shpresë e besim. Do futej në paqe shoqëria. Tani qeverisë që është mbushur me akuza korrupsioni, që dhjetëra zyrtarë i ka burgjeve, iu shtua dhe grabitja e votës, manipulimi i procesit zgjedhor.

Kjo fitore e rilindjes, që nuk ngjalli askund entuziazëm, që shoqërinë e zhyti në pesimizëm e trishtim, do shërbejë veç për mbrojtjen e kryeministrit nga një sërë zullumesh, shkeljesh ligjore, përvetësimesh dhe trajtimin e Kushtetutës si leckë. Gjynahet e tij i mbron kjo trupë kartonësh që sa herë të kërkohet llogari në kuvend nga opozita të hidhet në koshin e plehrave me votimin masiv.

Ramës i rrëshqiti situata. Zelli i madh i bandave mafioze nuk u ndal dot. Ata siguruan vota, por dhe paprekshmërinë e tyre. Tashmë kuvendi i ardhshëm është kuvendi privat i Edi Ramës. I rrinë në gatishmëri plot 84 bodigardë. Maxhorancë e dhjamosur, maxhorancë obeze që do të shfaqë sëmundje çdo ditë.

About Redaksia

Check Also

Pakësimi i popullsisë është kërcënimi më i madh për t’u asgjësuar si komb!

Nga Enver BYTYÇ! Mundet që një vend të pushtohet edhe nga një pushtues i egër. …