Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka, në një deklaratë për mediat ka denoncuar praktikat e manipuluara dhe kriminale që po ndodhin gjatë procesit elektoral në Shqipëri.
Paloka ka theksuar se qeveria ka përdorur një strategji të shfrenuar për të blerë dhe kontrolluar votat e qytetarëve, duke theksuar se ky fenomen nuk është i panjohur për shqiptarët, pasi është dokumentuar në shumë raste dhe video në rrjetet sociale.
Ai ka bërë thirrje që këto veprime të jenë të denoncuara dhe të marrë fund një herë e mirë, duke treguar se jo vetëm blerja e votave është një problem, por edhe kërcënimet dhe presionet ndaj atyre që guxojnë të denoncojnë.
Në këtë kontekst, Paloka ka ngritur akuza ndaj qeverisë dhe ka shpallur mbrojtjen për komisionerin e PD, Lulzim Memashin, i cili është kërcënuar pasi ka publikuar një video që dokumentonte blerjen e votave nga qeveria Rama.
Paloka ka bërë thirrje për një reagim të fortë dhe një angazhim të vazhdueshëm për të luftuar kundër këtij sistemi të korruptuar, për t’i dhënë fund këtij cikli të errët të politikës shqiptare.
Deklarata e Palokës
Nuk jam këtu për të denoncuar blerjen e votave, si kjo video që gjeni me qindra e me mijëra në rrjetet sociale, jo thjesht si kjo video e bërë në mënyrë të fshehtë pa dijeninë e atij që po tregonte krimin elektoral, ka dhe video ku i keni parë shprehjen madje dhe oferta për votën qytetarëve shqiptarë.
Nuk jam këtu për këtë gjë, jam këtu për të bërë një tjetër denoncim. Autori i kësaj videoje është Lulzim Memashi, që është këtu me mua, anëtar i PD prej vitesh, ka qenë komisioner së bashku me vazjën në zgjedhje, është familjar në gjendje të vështirë ekonomike, ka dhe një djalë të sëmurë dhe bashkëshortja e ka lënë disa muaj më parë dhe sot detyrohet me një makinë që e ka marrë jo me paratë e veta, të punojë taksi.
Pas daljes së kësaj videoje dje në vendin e punës i kanë shkuar dy persona që e kanë kërcënuar dhe fjalët kanë qenë: “Çfarë i ke bërë vetes me atë që ke nxjerrë, do e shohësh se çfarë do të bëjmë”.
Nuk më rrinë në mend që blejnë vullnetin e shqiptarëve, nuk mjaftohen me atë që kanë bërë për të mbajtur këtë pushtet, por kërkojnë të ju mbyllin gojën atyre që denoncojnë dhe sot jam këtu për ta denoncuar si rast dhe për ta marrë në mbrojtje publike Lulzimin.
Dua t’i them kujdo që mendon se me këtë mandatin e katërt të Ramës mund të bëjë çfarë do me demokratët, e ka gabim.
Rama mund të bëhet mbret, të blejë trenë, të blejë shumicën e shqiptarëve, ta harrojë se mund të luaj me demokratët.
Me pak apo shumë jemi ata që jemi, i kemi qëndruar përballë çdo dite, dhe po e paralajmëroj se mos ta çojë në mend se do hakmerret ndaj atyre që nuk pranuan të shiten apo tremben apo të kthehen në skllavëritë e këtij regjimi.
Lulzim Memashi është këtu, është demokrat, nuk është sot këtu se është trembur, por është këtu sepse e kërkova unë që ky fakt të bëhej publik, të tregojmë se nuk ju mjaftoi ajo që do bëhej, por tani kërkojnë të trembin ata që i dolën kundër, ju bëjnë presion dhe kërcënimi thjesht imagjinoni se çfarë kanë bërë me pra.
Ky është denoncimi që unë po e ndaj me ju sot, do kemi dhe raste të tjera që do i bëjmë publike.
Ju faleminderit!