Bylykbashi: Janë shpartalluar zgjedhjet! Liderët evropianë janë sot dëshmitarë të krimit elektoral

Ka nisur protesta në Bulevardin “Zogu i Parë” kundër masakrës elektorale të 11 majit. Nënkryetari i PD, Oerd Bylykbashi i cilësoi zgjedhjet e 11 majit një masakër e vërtetë zgjedhore, duke shtuar se vendi ynë nuk ka mundur dot të garantojë standardet demokratike.

Bylykbashi tha se, liderët evropianë janë sot dëshmitarë të krimit elektoral që ka ndodhur në Shqipëri, ndërsa theksoi se mjafton të ndjekësh votën e kandidatit për të kuptuar krimin që ka pentetruar në zghjedhjet e 11 majit.

“Përdorim total i shteti dhe krimit. Mjafton të ndjekësh votën e një kandidati për të gjetur krimin. Ndiq kandidatin pë rtë gjetur krimin, për të kuptuar mesazhin. Në Durrës bënë çmos për të arrit 9 mandate me krimin, por nuk ia arritën. Në qarqet e tjera e bënë, me dhunë, me intimidim. Janë zgjedhje që vetëm standardet demokratike nuk janë arritur.

Sot për fat liderët evropianë janë dëshmitarë të protestës së opozitës për krimin elektoral. Janë shpartalluar zgjedhjet dhe konceptet e zgjedhjeve. Do të çojë në përkeqësim të vazhdueshëm, ky sistem zgjedhor duhet patjetër të ndryshojë. Pas ndryshimeve të njëanshme të 2020, nuk garanton më të drejtën e votës së qytetarit.

Asnjë sistem zgjedhor se përballon dot këtë vrull të parasë kriminale, të bashkimit të shtetit me krimin. Asnjë ligj s’është bërë për mbrojtjen e votës përballë këtij krimi.

Ky sistem duhej ndryshuar. PS refuzoi ta bënte. Gatoi çorbën me kërpëratën në parlament. Problemet që po evidentohen janë prova të mjaftueshme për t’u ndryshuar ky sistem zgjedhor. S’mundet asnjë rast që ligji të zëvendësojë vullnetin politik, për të bërë zgjedhje të ndershme apo për t’i bërë zgjedhjet bashkë me krimin”, tha Bylykbashi.

About Redaksia

Check Also

Ministri tjetër i Ramës drejt burgut, si i kalonte paratë e taksapaguesve tek restoranti i gruas

Ish-nënkryetari i bashkisë Tiranë, aktualisht Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, është zyrtari …