Gazetari i Reuters-Ramës: Zgjedhjet ishin të pabarabarta, BE kritike me ju

Gazetari i Reuters, Andrew Gray ka qenë kritik me Ramën në pyetjen e tij ndaj kreut të qeverisë në idhje me zgjedhje.

“Ju sapo përmendët faktin se keni fituar zgjedhjet, folët dhe për vlerat e BE-së duke përfshirë këtu edhe demokracinë, por Bashkimi Europian në fakt, kur foli për Shqipërinë ishte goxha kritik. Foli në fakt për faktin se fusha e lojës në zgjedhje nuk ishte e barabartë, pavarësia e medieve vazhdon të jetë problematike dhe nuk e di a jeni dakord me këto citime dhe çfarë do bëni ju dhe qeveria juaj për të trajtuar këto çështje ndërkohë që kërkoni të bëheni vend anëtar i BE”, ishte pyetja e tij, ndërkohë që Rama u përgjigj se ky ishte vetëm raporti paraprak dhe se duhet të ketë prova për pjesën tjetër duke shtuar se zgjedhjet në Shqipëri nuk janë si në Danimarkë.

About Krye Redaktor

Check Also

Paloka: O “mret”, kush ka thënë që je frikacak ja ka fut kot! Edhe unë bashkë me ta…!

Deputeti i PD, Edi Paloka ka reaguar me ironi në lidhje me vendimet skandaloze të …