Sot në orën 17.00 protestë në Bulevardin e Ri

Opozita mban sot protestën e paralajmëruar më parë nga lideri i opozitës, Sali Berisha si një akt ndaj manipulimit të rezultatit të zgjedhjeve, duke i quajtur procesin më të grabitur ndonjëherë në historinë shqiptare.

Fillimisht policia refuzoi kërkesën e PD, me arsyetimin se vendi ku tubimi pritej të mbahej ishte shumë pranë vendit ku do të organizoheshin aktivitetet në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Europian.

Megjithatë, ditën e djeshme u arrit një dakordësi mes policisë dhe PD, dhe protesta do të mbahet në Bulevardin e Ri.

About Redaksia

Check Also

Pas tubimit para Kryeministrisë, studentët dhe pedagogët nisin marshimin drejt Ministrisë së Arsimit

Protesta studentore në Tiranë vijon për të nëntën ditë radhazi, ndërsa studentë, të rinj, pedagogë …