Pse nuk vizitoi kampin e Gjadrit? Meloni përgjigjet nga Tirana: Nuk kam kohë të shkoj…

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni pritej që të vizitonte kampin e refugjatëve në Gjadër, por kjo nuk ndodhi.

Për këtë është pyetur nga gazetarët në nisje të Samitit të Komunitetit Politik Evropian që u mbajt në Tiranë.

Meloni ka deklaruar se nuk ka kohë, por theksoi se “po ecim përpara”.

“Nuk kam kohë të shkoj, por shpejtësia e punës tregon se si funksionojnë riatdhesimet e emigrantëve në Shqipëri. Po ecim përpara siç është premtuar”, tha Meloni.

About Redaksia

Check Also

Zonat e errëta të Kolegjit të Evropës/ Le Figaro: Si u përdor Shqipëria në skandalin e mafies së Eurokratëve!

Nga Martin Bernier-Le Figaro Ndalimi i ish-përfaqësueses së Lartë të BE-së për Punët e Jashtme, …