Pse nuk vizitoi kampin e Gjadrit? Meloni përgjigjet nga Tirana: Nuk kam kohë të shkoj…

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni pritej që të vizitonte kampin e refugjatëve në Gjadër, por kjo nuk ndodhi.

Për këtë është pyetur nga gazetarët në nisje të Samitit të Komunitetit Politik Evropian që u mbajt në Tiranë.

Meloni ka deklaruar se nuk ka kohë, por theksoi se “po ecim përpara”.

“Nuk kam kohë të shkoj, por shpejtësia e punës tregon se si funksionojnë riatdhesimet e emigrantëve në Shqipëri. Po ecim përpara siç është premtuar”, tha Meloni.

About Redaksia

Check Also

Prokurori Arbër Berexha liron menjëherë protestuesit: Arrestime të paligjshme!

Nga Boldnews.al Prokurori i Tiranës, Arbër Berexha, ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm të një grupi të …