Vangjeli: Blerje masive votash me miliona euro taksa të shqiptarëve! Rama e ktheu qeverinë në agjenci elektorale, një pyetje për kryeministrat në Samit

Deklarata e zëdhënëses së antikorrupsionti në PD, Genta Vangjeli:

Që Edi Rama nuk pyet për ligjin përkundrazi e shkel atë sa herë që i nevojitet për të arritur qëllimet e tij kjo nuk ka asnjë dyshim….

Qëllimi i radhës ishte blerja votave nëpërmjet investimeve apo përdorimit të burimeve shtetërore.

Le të bëjmë një përllogaritje të kësaj … 4 muaj përpara datës së zgjedhjeve

Sipas Open Procurement investime gjatë kësaj periudhe të ndaluar në rang vendi nëpërmjet zhvillimit të procedurave të prokurimit për punë publike kapin vlerën 33.3 mil euro.

https://openprocurement.al/sq/tender/list/cat_id/3/from_announcement_date/2025-01-11/to_announcement_date/2025-05-11?

https://openprocurement.al/sq/albaniandf/view/id/950

https://openprocurement.al/sq/albaniandf/view/id/943

https://openprocurement.al/sq/agency/list/cat_id/3/from_announcement_date/2025-01-11/to_announcement_date/2025-05-11?

Punësime

75 vende pune me anë të VKM nr. 110 dt 19 shkurt 2025 për hapjen e procedurës së pranimit në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese edhe për kandidatë të tjerë jashtë shërbimit civil për vitin 2025.

2301 vende pune total me anë të VKM nr. 19 dhe VKM 181 dt 20 Mars 2025 për punonjësit me kontratë të përkohshme në njësitë e qeverisjes qendrore.

Sipas Spending Data shpenzimet për paga gjatë periudhës 11 Janar deri 7 Maj 2025 janë 41.7 mil euro ose 7.2 mil euro më shumë se e njëjtë periudhë gjatë vitit pararendës 2024.

Pagesat e paaftësisë

Sipas Spending Data pagesat e paaftësisë gjatë periudhës 11 Janar deri 7 Maj 2025 janë 13.5 mil euro ose 2.2 mil euro më shumë se e njëjtë periudhë gjatë vitit pararendës 2024.

Bonusi i pranverës 62 mln euro për 730 430 pensionistë

Falja e gjobave

Me VKM  dt 9 Maj dy ditë para zgjedhjeve për përcaktimin e procedurave që ndiqen për shfuqizimin e masave administrative të paekzekutuara nga Janar 2015 deri Nëntor 2024.

Dhe për deri këtu fatura e Edi Ramës shkon 104.7 mil euro para publike të përdorura gjatë periudhës zgjedhore me qëllim elektoral nëpërmjet prokurimeve, punësimeve, bonuseve, etj

Të dashur shqiptarë për ju këto sjellje të Edi Ramës nuk janë risi sikurse nuk janë risi pagesat e inceneratorit që nuk ekziston i cili para katër ditëve ju mori përsëri 700 mijë euro ..

Prandaj duke marrë të mirëqenë heshtjen e SPAK, këtë faturë po ja nisim Edi Ramës direkt në samitin që po mbahet në Tiranën tonë…

Dhe nga foltorja e PD një pyetje shkon për sallën e samitit..

Të nderuar zotërinj…..

A ka ndër ju ndonjë Kryeministër a përfaqësues shtetit që bën të njëjtën sjellje si Edi Rama kundrejt ligjit e kundrejt popullit të tij vetëm e vetëm për të mbajtur me çdo kusht pushtetin…

About Redaksia

Check Also

Ministri tjetër i Ramës drejt burgut, si i kalonte paratë e taksapaguesve tek restoranti i gruas

Ish-nënkryetari i bashkisë Tiranë, aktualisht Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, është zyrtari …