Drejtuesi politik i PD në Shkodër, Luçiano Boçi ka reaguar për masakrën zgjedhore dhe manipulimin e votave nga rilindja.
Ai ka postuar në një mesazh në facebook tabelat e shifrave të numrit te votuesve dhe votave të numëruara. Sipas tij votat zarfe të diasporës të numëruara janë më shumë se votat zarfe të ardhura me postë.
Postimi
Masakrën zgjedhore e certifikon vetë KQZ!
Në tabelën përmbledhëse të saj shihet qartë që votat zarfe të diasporës të numëruara (13959) për qarkun Shkodër janë më shumë se votat zarfe të ardhura me postë (13533)!!!!!???
Diferenca 426!!!
Nga u futën dhe ku u gjetën këto zarfe më shumë?!
Çfarë justifikimi do shpikë Qelibashi?
Shihni tabelat e KQZ.