Ata i frikësohen Berishës dhe bëjnë gjithçka për ta larguar nga politika një njeri që nuk e tremb asgjë!

Nga Blerim VAKA
Shkrimtar 

Drejtuesit e opozitës u befasuan. Kandidatët e saj u befasuan. Simpatizantët u befasuan. Populli i thjeshtë mbeti i befasuar. Demokratët qëndrestarë, gjithashtu.

Vetëm Rama dhe ekipi i tij piramidal i patronazhistëve nuk u befasuan. Ata, ndryshe nga ç’kishim imagjinuar ne, kishin përgatitur me kohë dhe me kujdes “skemën perfekte të krimit elektoral” dhe manipulimit të opinionit publik.

Pse Rama luftoi kaq ashpër për ta shkatërruar opozitën me numra, edhe me koston më të lartë të mundshme?

A nuk do t’i mjaftonin 71, 72 apo 73 mandate për të qeverisur?

Jo. Sepse ai kërkonte një fitore plebishitare, një triumf të thellë numerik që do mbyllte përfundimisht kapitullin Berisha – njeriun që e ndjek si hije në çdo hap. Rama e ka mankth Berishën, berishistët dhe ata që u qëndrojnë besnikë fjalës së dhënë.

Instrumentet që përdori për të siguruar këtë “fitore të madhe”:

  1. Patronazhistët dhe kontrolli i publikut.

Me 12 vite pushtet, patronazhistët e tij njihnin me detaje shqetësimet dhe frikërat e qytetarëve, hallet apo jetën private të njerëzve, njësoj siç dikur Sigurimi i Shtetit kontrollonte realitetin e një populli të panikosur.

  1. Frika dhe presioni i të fortëve.

Ai përdori imazhin e njerëzve me influencë, lidhjet dhe kontaktet e tyre për të kërkuar vota me zor, me shantazh apo me para – “me hile ose me pahire”.

  1. Përdorimi i arkës së shtetit për blerje votash.

Tenderat dhe kontratat publike iu dhuruan oligarkëve me ndikim elektoral, të cilët shërbyen si bankë votash.

  1. Shitja e detyrës si favor personal.

Punët dhe shërbimet publike iu paraqitën qytetarëve si ndere personale, kur në fakt ishin detyrime ligjore. Kjo strategji kultivoi ndjesinë e mirënjohjes ndaj pushtetit për diçka që u takonte me të drejtë.

  1. Propaganda manipuluese e gjahtarëve politikë.

Qeveria dhe patronazhistët vazhdimisht shpikin probleme, krijojnë kriza, pastaj dalin vetë si shpëtimtarë. Viktima më pas e dashuron – me hir apo me pahir – gjahtarin. Një metodë e vjetër e politikës së frikës dhe mashtrimit.

  1. Zëvendësimi i programeve elektorale me kontroll propagandistik.

Rama nuk kishte nevojë për programe, ide apo premtime. Kandidatët e tij i përkisnin një sistemi të ndërtuar mbi “bindje, nënshtrim dhe përfitim”. Ata i shkonin njerëzve me oferta konkrete: “Do lekë? Ja ku i ke lekët!”, “Do drogë? Ja ku e ke drogën!” e kështu me radhë.

  1. Të gjithë të “burgosurit”, përfshirë edhe Veliajn.

Ndryshe nga ç’mendonim, që ai dhe njerëzit e tij do ishin asnjanës në këto zgjedhje, apo madje do të bashkoheshin me demokratët nga zemërata ndaj partisë së vet – ndodhi e kundërta. Veliaj dhe të tjerë të përfshirë në korrupsion apo krime, kishin një qëllim të përbashkët: maksimizimin e votës për PS-në, sepse Rama u premtonte mbijetesën politike dhe ndoshta lirimin. Berisha, në anën tjetër, u garantonte drejtësinë dhe ndëshkimin sipas meritës.

  1. Berisha premtonte drejtësi.

Ai premtonte ligj, rend dhe rregull. Ndërkohë që të gjithë këta kriminelë, të përfshirë thellë në aferat e rilindjes, kishin interesin maksimal të mos lejonin rikthimin e tij. Ata i frikësohen Berishës. Dhe bëjnë gjithçka për ta larguar nga politika një njeri që nuk e tremb asgjë.

  1. Rama ka çfarë u ofron te gjithë atyre qe mund të tregojne shenja qe mund të shkojnë për nga opozita, qofshin biznesmen, politikan, intelektual.

Rama vecanerisht se fundmi kur nuk i ka mbetur garanci nga Soros, i ka “betejat per jete a vdekje”

Dhe Rama 10 ditet e fundit te fushates ka filluar të léviz të gjithë mekanizmat shtetëror për të ndryshuar vullnetin popullor.

Ne nuk jemi naiv, e dinim shume mirë çfarë po ndodhte dhe çfarë deshironte populli shqiptarë:ndryshimin.

Jemi pa të habitur sy më sy pas ketij rezultati me shumë njerëz, kemi folur në telefon me shumë nga diaspora, jemi shkruar me shumë të tjerë dhe 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐦𝐞̈ 𝐬𝐡𝐮𝐦𝐞̈ 𝐬𝐞 𝐞 𝐬𝐢𝐠𝐮𝐫𝐭𝐞̈ 𝐪𝐞̈ 𝐤𝐲 𝐫𝐞𝐳𝐮𝐥𝐭𝐚𝐭 𝐧𝐮𝐤 𝐢𝐬𝐡𝐭𝐞 𝐚𝐬𝐩𝐚𝐤 𝐢 𝐝𝐞̈𝐬𝐡𝐢𝐫𝐮𝐚𝐫 𝐧𝐠𝐚 𝐩𝐨𝐩𝐮𝐥𝐥𝐢.

Por nuk mjaftoi dëshira e popullit për ndryshim, sepse dëshira e Ramës, për të emëruar opozitën që do ai vet ishte me e madhe.

𝐄 𝐤𝐣𝐨 𝐝𝐞̈𝐬𝐡𝐢𝐫𝐞̈ 𝐚𝐭𝐢𝐣 𝐝𝐨 𝐭𝐢 𝐧𝐠𝐞𝐥𝐢 𝐧𝐞́ 𝐟𝐲𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐚𝐭𝐞̈ 𝐪𝐞̈ 𝐚𝐢 𝐞 𝐦𝐞𝐧𝐝𝐨𝐧 𝐬𝐢 𝐝𝐢𝐭𝐞̈𝐧 𝐞 𝐭𝐢𝐣 𝐦𝐞̈ “lavdishme”.

About Redaksia

Check Also

Pakësimi i popullsisë është kërcënimi më i madh për t’u asgjësuar si komb!

Nga Enver BYTYÇ! Mundet që një vend të pushtohet edhe nga një pushtues i egër. …