Departamenti Amerikan i Shtetit ka reaguar në mëyrë zyrtare në lidhje me farsën elektorale të 11 majit në përgjigje të pyetjes që i ka drejtuar gazetari, Robert Papa. Papa thotë se i është adresuar Departamentit të Shtetit dy herë për të marrë përgjigje dhe reagimi zyrtar ka ardhur ditën e tretë duke e bërë të qartë se “Shtetet e Bashkuara janë të vetëdijshëm për akuzat për parregullsi në zgjedhje dhe se votuesit duhet të votonin të pa intimiduar”.
Reagimi i gazetarit Papa
“Një herë në muaj ose dy herë në muaj kemi të drejtën të pyesim Departamentin e Shtetit për zhvillime të cakuara politike. Shpesh herë përgjigjet e tyre jepen për tu bërë publike dhe herë të tjera jo. Kësaj here unë iu adresova Departaentit të Shtetit se nuk ka pasur një reagim zyrtar të Departamentit të Shtetit ndaj zgjedhjeve në Shqipëri në një kohë që 4 vite më parë Ambasadorja Kim reagoi duke njohur zgjedhjet ende pa mbaruar votimet.
I kërkova Departamentit të Shtetit qëndrimin që ata kanë për akuzat për manipulime të zgjedhjeve, presione, blerje votash dhe keqpërdorimin e administratës publike.
Ditën e parë që i jam drejtuar nuk kam marrë një përgjigje nga zyra e Departametit të Shtetit. Ditën e dytë, po ashtu nuk kam marrë asnjë përgjigje. I jam drejtuar sërish ditën e tretë me të njëjtën pyetje.
Përgjigjja zyrtare që më ka ardhur nga Departamenti i Shtetit ditën e tretë ka qenë “Jemi të vetëdijshëm për akuzat për parregullsi në ditën e zgjedhjeve në Shqipëri. Çdo qytetar duhet të jetë i lirë të ushtrojë të drejtën e votës i pa intimiduar dhe në përputhje me ligjet shqiptare”.
Papa thotë se përgjigjja e dhënë nga Departamenti i Shtetit e bën të qartë se ditën e zgjedhjeve votuesit janë intimiduar përderisa kjo fjali përmendet në përgjijen e Departamentit të Shtetit. Nëse nuk do të kishte intimidime, atëhere Depatameti i Shtetit do të deklaronte se votuesit ushtruan të lirë të drejtën e tyre për të votuar, gjë që nuk e kanë bërë.
Jemi në kushtet e një reagimi të qartë të Shteteve të Bashkuara për procesin e manipuluar të zgjedhjeve të 11 majit. Papa sqaron se përse Departameti i Shtetit përmend “në përputhje me ligjin” sepse nëse një forcë politike fiton 52% të votave dhe merr më shumë 80 deputetë atëhere këtu ka diçka që nuk shkon.