Trump godet mafian farmaceutike, firmos dekretin për uljen e çmimeve të ilaçeve deri në 80%

Postimi i Trump:

Për shumë vite, njerëzit janë pyetur pse barnat me recetë dhe produktet farmaceutike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë SHUMË MË TË SHTRËNJTA SE NË ÇDO VEND TJETËR – në disa raste, pesë deri në dhjetë herë më të shtrenjta për të njëjtin ilaç, të prodhuar në të njëjtin laborator apo fabrikë, nga e njëjta kompani?

Ka qenë gjithmonë e vështirë të shpjegohej dhe shumë irrituese, sepse, në realitet, nuk kishte përgjigje të drejtë apo të ndershme. Kompanitë farmaceutike thoshin prej vitesh se ishte për shkak të kostove të kërkimit dhe zhvillimit dhe se këto shpenzime do t’i mbanin vetëm ‘budallenjtë’ e Amerikës – pa asnjë arsye.

Kontributet në fushatat elektorale mund të bëjnë mrekulli, por jo me mua dhe jo me Partinë Republikane. Ne do të bëjmë atë që është e drejtë, diçka për të cilën Demokratët janë përpjekur prej vitesh. Prandaj, kam kënaqësinë të njoftoj se nesër në mëngjes, në Shtëpinë e Bardhë, në orën 09:00, do të nënshkruaj një nga urdhrat ekzekutivë më të rëndësishëm në historinë e vendit tonë.

Çmimet e barnave me recetë dhe të produkteve farmaceutike do të ULEN, pothuajse menjëherë, nga 30% deri në 80%. Çmimet në vendet e tjera do të rriten për të barazuar nivelet dhe, për herë të parë pas shumë vitesh, drejtësia do të rikthehet në Amerikë! Do të vendos një POLITIKË TË VENDIT MË TË FAVORIZUAR, sipas së cilës Shtetet e Bashkuara do të paguajnë të njëjtin çmim me vendin që paguan më pak në gjithë botën.

Vendi ynë më në fund do të trajtohet me drejtësi dhe kostot e kujdesit shëndetësor për qytetarët tanë do të bien në nivele që askush nuk i ka imagjinuar ndonjëherë. Mbi të gjitha, Shtetet e Bashkuara do të kursejnë TRILIONA DOLLARË. Ju falënderoj për vëmendjen ndaj këtij çështje. E BËJMË AMERIKËN TË MADHE SËRISH!

About Krye Redaktor

Check Also

Macron akuzon Rusinë për incidentin në avion me bashkëshorten

Zyra e presidentit francez Emmanuel Macron reagoi me shpejtësi të hënën për të zbutur vëmendjen …