Është në pikëpyetje serioze egzistenca e Shqipërisë!

Nga Milaim NELA

POPULL NËN NARKOZË!

Ndjej trishtim që në Shqipëri po pranohet si normalitet ajo që është tmerrësisht ANORMALE dhe KRIMINALE!

Vjedhja dhe manipulimi i votës në përmasa që nuk është parë më parë!

Heshtje dhe pranim i krimit!

Urrjetje e pashoqe dhe e paparë ndaj opozitës dhe liderit të saj!

Ja zhyteni Sali Berishën 7 pash nën dhe…po a e dini ku po shkon vendi?

A e imagjinoni sa shqiptarë do ngelen atje pas 1 viti…pas 2 vitesh apo larg qoftë pas 4 vitesh!

A bëni ndonjë llogari tē thjeshtë?

Kjo nuk është më çeshtje partish apo individësh!

Nē djall të venë partitë po si do ta shkulni këtë kancer që ka kapur shtetin dhe vendin!?

A e dini se ku po jo çon “rilindja” sorosiane?

Është në pikëpyetje serioze egzistenca e Shqipërise!

O njerëz!? Nuk po kuptoni në duar të kujt ka rënë vendi! Çfarë dreqin po hani apo pini!???

Indiferentizëm i frikshëm i shoqërisë shqiptare në tërësi duke mos i kuptuar pasojat e asaj që ka ndodhur me 11 Maj!

Mosmarrja seriozisht e farsës së 11 Majit do të ketë pasoja të pariparueshme!

Çmimin e këtij KONFORMIZMI do ta paguajnë shumë rëndë në lëkurën e tyre të gjithë pa përjashtim por edhe ata që lumturohen në krah të bandës në pushtet apo janë pjesë e saj!

Radha juaj është shumë afër!

Nuk po keni sy ta shikoni!

About Redaksia

Check Also

Pakësimi i popullsisë është kërcënimi më i madh për t’u asgjësuar si komb!

Nga Enver BYTYÇ! Mundet që një vend të pushtohet edhe nga një pushtues i egër. …