Gazetarja: Si ka mundësi që administrata rritet, kur popullsia është në rënie?!

Gazetarja Ola Xaka ngre pikëpyetje të mëdha mbi të dhënat e gjeneruara nga INSTAT, lidhur me numrin e të punësuarve në administratën shtetërore.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ku pasqyron edhe këto të dhëna, Xama shkruan se është e pamundur që një administratë të zgjerohet, kur popullsia në vendin tonë është në rënie.

Madje gazetarja Ola Xama ngre dyshime dhe mbi reformën administrativo-territoriale, e cila sipas saj, kishte si qëllim kryesor, uljen e kostove të personelit në pushtetin vendor

Reagimi

Këto të dhëna janë gjeneruar nga INSTAT dhe tregojnë numrin e të punësuarve në sektorin publik ku përfshihet administrata qëndrore, vendore, institucionet e pavarura dhe ndërmarrjet shtetërore.

Në vitin 2004 numri i të punësuarve në administratë ka qënë 176 mijë dhe është ulur më pas në 163 mijë e 900 në gjatë viteve 2006-2013.

Nga viti 2013 deri në prill 2024 numri i të punësuarve në sektorin publik ka shkuar në 184 mijë. Rritja është me 20 mijë më shumë ose 12.2%.

Si ka mundësi që administrata zgjerohet kur popullsia është në rënie, shërbimet publike janë orientuar drejt platformave online dhe reforma administrativo-territoriale kishte si qëllim kryesor uljen e kostove të personelit në pushtetin vendor?

About Redaksia

Check Also

Ministri tjetër i Ramës drejt burgut, si i kalonte paratë e taksapaguesve tek restoranti i gruas

Ish-nënkryetari i bashkisë Tiranë, aktualisht Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, është zyrtari …