57-vjeçari Qani Muça, i arrestuar për “vrasje e funksionarëve publikë” e mbetur në tentativë dhe “mbajtje pa leje e armëve”u gjet i vetëvarur në tualetin e dhomës ku qëndronte në pjesën e grilës së ajrimit.
Drejtoria e burgjeve njofton se në orët e para të mëngjesit së të hënës, ai është vënë re nga një prej të paraburgosurve. Kur ka hapur derën e ka parë të varur në grilën e dritares.
Në vitin 2022, gjykata e Tiranës caktoi ndaj tij masën arrest në burg për tentativën e vrasjes së inspektorit të IMT, Ilirjan Gavelli. Disa minuta pasi i prishën banesën në zonën “Ali Demi”, Muça ka nxjerrë pistoletën që mbante në brez dhe e ka qëlluar në bark inspektorin e IMT.
Ka dyshime nëse uca është vetëvrasje apo e kanë vrarë dhe për këtë duhen hetime të pavarura. Nuk është rasti i parë që qelitë kthehen në vend ku i japin fund jetës të paraburgosurit.