Mesazhi/Rama kërcënon kandidatët socialistë që të mbyllin gojën për manipulimin e votave

Rama ka kërcënuar përmes një mesazhi të gjithë kandidatët socialistë që të mbyllin gojën dhe të mos kërkojnë pamjet filmike në KQZ ku del manipulimi i votave.

Ai u ka bërë thirrje kandidatëve të Partisë Socialiste në të 12 qarqet e vendit që të mbeten një skuadër deri në fund dhe që “përveç humbjes së garës, mos të humbasin edhe fytyrën”, me iniciativa personale të kërkimit të filmimeve të numërimit të votave nga KQZ, duke ngritur dyshime rezultati i votave preferenciale, pas garës së brendshme në parti.

Ai kërcënoi që këta kandidatë “mos ta ushqenin qenerinë mediatike”, që në fund “mali i mbarsur të mos pjellë një mi”.

“Kam marrë njoftim me trishtim për disa iniciativa individuale, për të kërkuar filmime, rinumërime e ku di unë çfarë tjetër për votën preferenciale!

Natyrisht që nuk mund të ndaloj askënd të veprojë me kokën e vet, por duke qenë se këtu në këtë dritare jemi ende një skuadër dhe unë dua që kështu të mbetemi do të këshilloja që të mos i hyhet asaj rruge.

Sepse së pari humbja e një gare s’duhet të bëhet shkak për të humbur edhe fytyrën, kur në fakt nuk ka asnjë shans zero, që me gjithë ata sy mbi ekrane të ketë devijime vote në përmasa që do ta mbushnin hendekun e kujtdoqoftë me ata që kanë dalë fitues jo me 10 a 20, por me shumë më tepër vota diferencë nga pasuesit në klasifikim.

Së dyti, kjo do të thotë të hidhet hije mbi njerëzit tanë, që kanë qëndruar pafundësisht nëpër tryeza numërimi, e që nuk e meritojnë kurrkund një hije të tillë dyshimi për kontributin e tyre të madh.

E së fundi, përfytyrojeni vetë se sa keq do të ndjehet kushdo që do t’i hyjë kësaj rruge, duke ushqyer qenerinë mediatike, kur në fund mali i mbarsur mund të mos pjellë as një mi”, shkruan Rama në mesazhin e tij dërguar kandidatëve të PS.

 

About Krye Redaktor

Check Also

Përplasja e Ramës me ndërkombëtarët për farsën e 11 majit dhe reagimi i Berishës

Pyetje: Doktor, ju po bëni cdo ditë denoncime, dhe nëjri prej tyre ishte ditëne  sotme. …