Manipulimi që rrëzon zgjedhjet

I ftuar në “LOG.”, kreu i PD, Sali Berisha deklaroi se nuk e ka menduar asnjëherë dorëheqjen, kur bëhet fjalë për farsë elektorale. Berisha tha se Rama nuk lejon zgjedhje.

“Unë jam me një mision, kështu e ndjej, ky mision do të përmbushet, i vështirë por do të përmbushe”, tha Berisha.

Unë jam me një mision, kështu e ndjej, ky mision do të përmbushet, i vështirë por do të përmbushet.

Se cfarë do të bëhet në PD, ajo është e hapur, ka votë, cdo njeri ka hapësirën për të thënë mendimin e tij. Por Berisha është në një mision për të mbrojtur një të drejtë themelore.

Në asnjë moment se kam menduar të dorëhiqem, kur janë farsë dhe jo zgjedhje. Nëse do të kishte përgjegjësi të plotë, ky nuk lejon zgjedhje, ky përdor të gjithë shtetin, ka kthyer shtetin “monstër” kundër votës së qytetarëve”, tha Berisha.

Kryetari i PD, Berisha tha se manipulimi masiv i votave të emigrantëve e bën procesin elektoral të pavlefshëm. Ai deklaroi se Austria ka anulluar së fundi zgjedhjet presidenciale vetëm për shkak të parregullsive të votës së emigrantëve. “Ishte Gjykata Kushtetuese e Austrisë që anulloi zgjedhjet”, tha Berisha duke e konsideruar një skandal manipulimin e votave të emigrantëve në zgjedhjet e 11 majit.

About Krye Redaktor

Check Also

E vërteta e restaurimeve në ish-burgun e Spaçit, Lubonja zbulon prapaskenat e Ministrisë

Publicisti dhe ish-i burgosuri politik, Fatos Lubonja, ka reaguar me tone të forta nga ish-burgu …