Vrasje në Durrës/ Ekzekutohet me automatik gjatë natës 29 vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Durrësit gjatë natës në orën 00:50, ku një i ri 29 vjeç është ekzekutuar në një atentat me armë zjarri.

Viktima e identifikuar Ermir Dedja, pjesë e një grupi kriminal ka ndërruar jetë në spital. Vrasja e të riut ndodhi në lagjen nr.18 ndërsa autorët persona të maskuar dyshohet se pas krimit u larguan nga vendngjarja me një automjet.

I riu ka qenë duke zbritur nga makina e tij, kur autorët ende të paidentifikuar qëlluan me breshëri kallashnikovi.

Mësohet se Ermir Dedja fillimisht mbeti i plagosur dhe kanë qenë banorët e zonës në vendin e ngjarjes, të cilët e transportuan në spital, por për shkak të plagëve të marrë ai ndërroi jetë.

Policia thotë se në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe po vijojnë kontrollet për kapjen e autorit/ve. Ndërkohë është ngritur një grup hetimor për të zbardhur ngjarjen.

Nga pamjet e publikuar nga mediat, duket se plumbat kanë prekur edhe xhamin e një biznesi aty afër.

Ermir Dedja nuk është një emër i panjohur për policinë pasi në 2015 është arrestuar, sepse i shiti drogë një grupi personash të cilët do e kalonin nga Morina drejt Kosovës.

Në vitin 2017, mësohet se Ermir Dedja ka qenë i përfshirë në një plagosje me armë zjarri në vitin 2017, i cili në atë kohë u vu në pranga si bashkëpunëtor në plagosje.

Ende nuk ka detaje të hollësishme në lidhje me krimin, ndërsa policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe së bashku me grupin hetimor po punojnë për të hedhur dritë mbi ekezekutimin.

Një banor i zonës tha jashtë kamerave se në fillim kur dëgjoi të shtënat mendoi se ishin fishekzjarre.

“Pashë nga dritarja këtë personin të shtrirë në tokë dhe kuptova që kjo ishte vrasje. Sipas asaj që munda të konstatoj nga dritarja e banesës time, munda të kuptoj që ishte qëlluar në zonën e shpatullave. Pak më vonë erdhi policia dhe pas tyre një autoambulancë që e mori trupin”, tha një banor

About Redaksia

Check Also

Malaj: Me Ramën më ndau babëzia e tij për pushtet të përjetshëm

Postimi i Arben Malajt Para 2005 na bashkonte Sheqerja, shitsja e urte dhe embel e …