Aulon Kalaja: Durrësi qark i diktuar nga krimi i organizuar! PS me kandidatë që i ka patronazhuar krimi

Kandidati i PD në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja i cili arriti të fitojë mandatin në Fushë Krujë thotë se i ka kërkuar KQZ pamjet e kamerave të sigurisë në qendrat e numërimit të votave

Ai shprehet se në këto zgjedhje kryeministri Rama kishte ndryshuar skemë duke hedhur në “betejë” njerëz anonimë, të cilët dolën me nga 20 mijë vota në këto zgjedhje, pasi u mbështetën nga krimi i organizuar.

“Durrësi ka qenë një qark i diktuar nga krimi i organizuar. Radhën e kaluar gjysma e listës përfundoi në burg. Këtë herë po të shihni ka njerëz mbi 20 mijë vota, që nuk kanë mbrojtur asnjë kauzë dhe pas tyre ka tutorë votash që i kanë ushqyer me vota. Mesa duket ka pasur një plan nga PS me kandidatë që i ka patronazhuar krimi. Një manovër për të parë se sa i fortë është ky grup. Në Durrës, ne fituam në Krujë që nuk fitohej nga PS. Fushë Kruja dha peshën kryesore.

Në 2023 kjo bashki u humb me 10 mijë vota. Kam marrë mbi 820 vota nga diaspora. Janë qytetarë të lirë që kanë besuar te tezat e mia. Unë kam bërë një fushatë të thjeshtë. Nuk kam harxhuar më shumë se 6 milionë lekë të vjetra. Jam kandidati i parë që bëj publike këtë. Kam pas objeksione, nesër (sot) marrë pamjet nga KQZ. Unë nuk jam gjuetar votash, kam jetuar me hallet e tyre”, tha Kalaja në një intervistë për A2.

About Redaksia

Check Also

PD reagon për deklaratën e Departamentit të Shtetit: Narkoshteti në shënjestër të SHBA-ve

PD përshëndet mesazhin e zyrtarit të lartë të Departamentit të Shtetit DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE …