Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat ka akuzuar ashpër qeverinë dhe strukturat e saj për manipulimin e zgjedhjeve të vitit 2025, duke e quajtur këtë proces një farsë elektorale.
Sipas Berishës, dorë e krimit ka ndikuar drejtpërdrejt në votat e diasporës, veçanërisht në Greqi dhe Itali, ku qytetarët shqiptarë votonin për herë të parë.
“Kjo është fytyra e vërtetë e votës së diasporës.
Mund të sjellim shembuj të panumërt, por sollën disa prej tyre që faktojnë se duart e zeza të krimit u shtrinë veçanërisht në Greqi dhe Itali mbi votën e qytetarëve tanë që votonin për herë të parë për vendin e tyre, për njeriun që donin.
Edhe njëherë këtu nuk shtohet asgjë, përveçse një faqe e zezë tjetër e farsës elektorale të vitit 2025, në të cilën unë nesër do t’u informoj edhe njëherë se nuk ka mbetur dokument ndërkombëtar për zgjedhjet e lira, që nuk është dhunuar.
Nesër unë do u paraqes listën e plotë të të gjitha dokumenteve të dhunuara barbarisht nga narkoshteti dhe narkonomenklatura e Shqipërisë në këto zgjedhje”, tha Berisha.