Lideri i opozitës, Sali Berisha, ka deklaruar se Partia Demokratike nuk do të pranojë zgjedhje të tilla si ato të vitit 2025, duke theksuar se askush nuk mund t’i imponojë forcës opozitare që të pranojë një proces zgjedhor të manipuluar.
Sipas Berishës, zgjedhjet janë një proces kombëtar dhe ndërkombëtar, dhe Shqipëria është nën angazhimin e dokumenteve ndërkombëtare, siç është Dokumenti i Kopenhagenit, për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.
“Të gjitha vendimet do merren në vazhdim, por zgjedhjet ne nuk mund t’i pranojmë, sepse ne nuk mund të pranojë zgjedhje të tilla.
Zgjedhje të tilla nuk mund t’i pranojmë kurrë dhe nuk mund të na imponojë ne kush që t’i pranojmë këto zgjedhje. Por zgjedhjet janë një proces kombëtar dhe ndërkombëtar.
Është një proces ndërkombëtar sepse parimet e zgjedhjeve të lira janë sanksionuar në një seri dokumentesh, të cilat janë firmosur nga Shqipëria, ndër të cilat dokumenti i Kopenhagenit.
Cilido nga ju që lexon raportin që e ka tronditur gjer në palcë, Edi Rama po bën çdo përpjekje nga më banditesket, shënojeni ju lutem, për të ndërhyrë, por sukses nuk do ketë.
Sukses nuk do ketë! Kjo është përgjigjja”, tha Berisha.