Manipulimi i votës së diasporës/ Berisha: DHL shkeli kontratën, nënkontraktori i saj bashkëpunoi ngushtë me PS

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, DHL e kontraktuar nga KQZ për votën e diasporës ka shkelur kontratën, pasi nënkontraktori i saj bashkëpunoi ngushtë me PS-në.

Në një konferencë për mediat, Berisha tha se vota e diasporës ka pësuar manipulimin më masiv, më të paskrupullt dhe më të hapur.

Berisha tha se, mishmashi që shpalli Edi Rama me votat e diasporës në Greqi, është akti më kriminal i manipulimit të votave ndonjëherë.

“Farsa elektorale 11 maj 2025 ka pasur një nga faqet më të shëmtuara, historitë më të turpshme, votën e diasporës apo qëndrimin kriminal të narkomazhorancës ndaj votës së diasporës.

Kjo votë ka pësuar manipulimin më masiv, më të paskrupullt, më të hapur.

Mishmashi që shpalli Edi Rama me votat e diasporës në Greqi është akti më kriminal i manipulimit të votave ndonjëherë.

Por theksoj se ky mishmash, sipas të dhënave tona, nuk ka ndodhur vetëm në Greqi, ka ndodhur edhe në Itali dhe ndonjë vend tjetër.

Për t’u realizuar ky mishmash, DHL me urdhër të qeverisë ka shkelur kontratën dhe ka kontraktuar nënkontraktorë të tjerë, të cilët kanë bashkëpëunuar ngushtë me PS-në.

Ndonëse kontrata parashikonte se asnjë lloj nënkontraktimi nuk mund të bëhej.

DHL u pranua nga ne për shkak të reputacionit të saj, por segmenti shqiptar i DHL-së funksionoi krejtësisht sipas urdhrave, porosive të qeverisë dhe të Edi Ramës.

Zarfet, votat, nuk u mbushën nga qytetarët e regjistruar, por ato në mijëra, mijëra, mijëra prej tyre u plotësuan nga patronazhistët, të dërguar nga Tirana, nga punonjës apo ish-punonjës të ambasadave dhe solli një manipulim të dalë jashtë kontrolli”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

PD reagon për deklaratën e Departamentit të Shtetit: Narkoshteti në shënjestër të SHBA-ve

PD përshëndet mesazhin e zyrtarit të lartë të Departamentit të Shtetit DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE …