Një urdhër arrest është lëshuar edhe ndaj Ervis Doçin, i njohur në Durrës si “Visi i Pojës” në kuadër të operacionit antidrogë mes Italisë dhe Shqipërisë.
Kryetari i PD, Sali Berisha ka denoncuar disa herë “Visin e Pojës”si një nga ‘terroristët elektoralë’ që punuan për manipulimin e votës në Durrës në zgjedhjet e 11 majit.
“Kriminelja elektorale Sako (Gjushi me fustan) nuk pyet për ligjin dhe vazhdon me krimin: Asfalt për votë! Dënoj me forcën më të madhe krimin elektoral të saj për të cilin e siguroj se pas 11 majt do trajtohet njëlloj si Gjushi, Visi i Pojës, Hajri dhe Agasi, terrorist elektoral!”, deklaronte Berisha më 28 prill
Më 14 prill 2025 gjatë një tubimi elektoral në Durrës, Berisha i bëri thirrje që ai të mos blejë vota për llogari të mazhorancës.
“Unë i them nga kjo sallë këtu sot çdo banditi, i them Visit të Pojës, Suel Çelës, Shytëve kudo që janë, se për çdo votë, do keni një vit më shumë dënim. Mos prekni votën e shqiptarëve.
Do mjeroheni në atë mënyrë që nuk e imagjinoni kurrë. Ushtarë të të keqes së Edi Ramës, guxoni dhe kërcënoni qytetarët, do e pësoni siç e meritoni”, deklaroi Berisha.