Operacioni/ Organizata kriminale shqiptare trafik droge nga Ballkani drejt Italisë, sekuestrohen miliona euro pasuri

Që në orët e para të mëngjesit të sotëm në Itali dhe në vendin tonë është organizuar një operacion i madh kundër trafikut ndërkombëtar të drogës, pastrimit të parave dhe shpërdorimit të detyrës. Në operacion janë përfshirë Drejtoria e Hetimit Antimafia e Barit dhe policia shqiptare.

Gazetarja Alba Kepi ka siguruar pamjet e operacionit të koduar ‘Ura’ që po ndërmerret në të dy anët e Adriatikut për të ekzekutuar urdhërndalimet për 52 pesona mes Shqipërisë e Italisë. Ata akuzohen për trafik ndërkombëtar droge, riciklim e abuzimit me detyrën, si dhe është ekzekutuar urdhëri i sekuestrimit të pasurisë prej disa miliona euroshe në Itali e Shqipëri.

Qindra forca operacionale kanë marrë pjesë në operacion. Trafiku ndërkombëtar i kokainës e heroinës menaxhohej nga organizata kriminale shqiptare.

Në këtë operación morën pjesë dhe SPAK, Drejtoria e Antimafias së Barit, Zyra koodrinuese e ekspertit të sigurisë në Tiranë nën koodrinimin e Eurojust e Drejtorisë Qëndrore të Antiamafias së Romës

Janë ekzekutuar gjithashtu urdhra sekuestrimi pasuror si në Shqipëri ashtu edhe në Itali, që lidhen me pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme, me një vlerë prej disa milionë eurosh. Veprimtaria hetimore bën pjesë në kuadër të një projekti më të gjerë hetimor të ndërmarrë nga Prokuroria Antimafia e Barit (DDA) dhe SPAK në Tiranë, i cili synon të godasë trafikun e pandërprerë ndërkombëtar të kokainës dhe heroinës, i drejtuar nga organizatat kriminale shqiptare që qarkullojnë sasi të mëdha droge nga Ballkani drejt Europës Veriore dhe rajonit të Pulias në Itali.

About Redaksia

Check Also

Dosja italiane/Koka e organizatës kriminale Xhevdet Troplini (Poja), roli i Nuredin Dumanit

Është publikuar një pjesë nga dosja e anti-mafias italiane mbi goditjen që iu dha një …