CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Berisha denoncon skandalin e “trenit bullgar”: Ja provat e gjetura në lokalin e vëzhguesit të PS!

Kryetari i PD, Sali Berisha konferencën me gazetarët e nisi me denoncimin e skandalit të ‘Trenit bullgar’ në Qarkun e Elbasanit, që sipas tij është hasur përgjatë procesit zgjedhor të 11 majit.

Përmes pamjeve filmike dhe videove, Berisha ka publikuar provat e gjetura sipas tij, në lokalin e vëzhguesit të PS, ku kishte sasi të konsiderueshme materialesh votimi, fletë votimi, lista votimi dhe narko-euro.

Sipas Berishës, ambienti brenda lokalit ka qenë i mbushur me euro dhe karta identiteti, në atë që e cilësoi si tabolinën e krimit elektoral.

“Treni bullgar”, që u aplikua gjerësisht në Shqipëri, mbeti në stacionin e Pekishtit. Doli nga shinat dhe mbeti aty.

Pas një informacioni që deputeti i ardhshëm i Elbasanit, Blendi Himçi mori mbrëmë se në fshatin Pekisht, në bar-kafenë e kryeplakut të fshatit Dervish Beqiri, vëzhgues besnik i PS, ndodhen sasi e konsiderueshme materialesh votimi, fletë votimi, lista votimi dhe narko-euro.

Siç keni parë ju, në rastin e Kasharit, në rastin tek Astiri dhe në raste të tjera, ku paralel me qendrat e votimit ishin ngritur zyrat e ‘trenit bullgar’ nga patronazhistët, kjo pra ishte një praktikë shumë e përhapur.

Sot në mëngjes herët, zoti Himçi shkoi vetë në bar-kafenë e Dervish Beqirit, hyri brenda dhe në vendin ku ishte informuar u gjet i gjithë materiali zgjedhor që do paraqesim tani para jush.

Këto që shihni ju janë fletët e votimit, listat e votimit të gjetura, që kishin kaluar prej disa netësh dhe flinin në bar-kafenë e Dervish Beqirit.

Dervish Beqiri është vëzhgues i PS, bashkia Peqin, KZAZ me numër 45, qendrat e votimit 2292-2293.

Tani e shikoni tavolinën plot me euro, karta identiteti, bollëk i madh.

Kjo është tavolina e krimit elektoral.

Këto janë listat. Janë 117 fletë listash votimi me vula, siç e shihni.

Kjo është fytyra e vërtetë e Edi Ramës”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Ministri tjetër i Ramës drejt burgut, si i kalonte paratë e taksapaguesve tek restoranti i gruas

Ish-nënkryetari i bashkisë Tiranë, aktualisht Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, është zyrtari …