Të dashur miq dhe bashkëatdhetarë,
Faleminderit nga zemra për çdo mbështetje, votë dhe besim që më dhatë. Edhe pse këto zgjedhje ishin një farsë, ato nuk e shuajnë as shpresën, as vendosmërinë tonë.
Unë nuk do të ndalem. Do të vazhdoj të punoj me përkushtim për Shqipërinë dhe për çdo njeri që e do këtë vend. Nëse ndryshimi nuk vjen nga kutitë e votimit, atëherë do të duhet të vijë nga qëndresa dhe perkushtimi ynë i përditshëm.
Shqipëria ka ende njerëz që besojnë te ndryshimi, te ndershmëria dhe te një e ardhme më e drejtë.
Me mirënjohje dhe përkushtim të palëkundur,
Erisa Bajaziti