Bardhi: Balluku u rikthye në vendin e krimit! SPAK të përgjigjet, ku shkuan 50 mln euro të shqiptarëve?

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka hedhur akuza të rënda ndaj Ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, në lidhje me projektin e Tunelit të Llogarasë, që sipas tij, është një aferë e pastër korruptive.

Në një reagim në Facebook, Bardhi shkruan se kostoja e projektit është rritur në mënyrë të pajustifikuar me miliona euro, të cilat kanë përfunduar në llogaritë e një kompanie turke, që ishte e paracaktuar për të fituar tenderin dhe që, sipas dokumenteve zyrtare, nuk ka kryer asnjë punim në terren.

Postimi i Bardhit

Belinda Balluku qenka rikthyer në vendin e krimit dhe paska njoftuar rihapjen e Tunelit të Llogarasë. Kjo është një aferë e pastër korruptive, ku vlera e ndërtimit u shtua me miliona euro, që i kaluan një kompanie turke, që ishte paracaktuar nga Balluku dhe që rezulton me dokumente zyrtare që nuk ka kryer asnjë punim.

Ekzistojnë të dhëna, përfshirë dëshminë publike të një prej pjesëmarrësve në takim, se kompania fiktive turke u paracaktua si fituese në një takim në Ankara, Turqi, të zhvilluar në datën 3 Qershor 2021, pra 21 ditë para rishpalljes së tenderit.

Pyetja që po pret përgjigje nga SPAK që prej 12 Gushtit 2024 është: Ku kanë shkuar 50 milion euro të taksave të shqiptarëve? Edhe sa kohë do presin shqiptarët për një përgjigje?

About Redaksia

Check Also

Kontrabanda 36 milionë euro me cigaret dhe roli i koordinatorit të Ramës me krimin, Ergys Agasi për të fshirë gjurmët

“BIRN” Paraditen e nxehtë të shtunës, një grua në mesin e të 30-ave afrohet në …