Berisha: Forumet do vendosin për gjithçka, por kjo është një farsë e damkosur ndërkombëtarisht

Lideri i opozitës, Sali Berisha, gjatë një konference me gazetarët u shpreh se proceset vendimmarrëse brenda forcës politike që ai drejton do të jenë në dorën e forumeve përkatëse, duke theksuar se çdo vendim do të merret përmes diskutimeve të brendshme.

Megjithatë, ai e cilësoi si një “farsë të damkosur ndërkombëtarisht” procesin elektoral në fjalë, duke iu referuar qëndrimeve dhe vlerësimeve të vëzhguesve ndërkombëtarë.

“Të gjitha do vendosen nga forumet. Por unë, në presupozimin e pjesëmarrjes në parlament, deklarova që ne do votojmë vetëm ato ligje që kanë të bëjnë me integrimin e Shqipërisë në BE. Ky ka qenë.

Unë nuk thashë a do marrim apo nuk do marrim.

Unë thashë se në qoftë se do marrim, por unë thashë se në rast se marrim, ne do votojmë vetëm këto.

Se atë nuk e vendos unë, atë e vendosin forumet.

Do ketë diskutime. Por këto janë farsë elektorale, e damkosur ndërkombëtarisht si e tillë para se të zhvillohet.

E faktuar totalisht nga vëzhguesit ndërkombëtarë në raportin e tyre paraprak.

Pra, ky është realiteti sot”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Gjykata liron 15 protestuesit, avokatja: Presion nga Policia dhe Ministri i Brendshëm ndaj qytetarëve

Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia 15 protestuesit e arrestuar gjatë protestës kombëtare të …