Kryetari i PD, Sali Berisha mohoi çdo lidhje të kandidatëve të opozitës me krimin e organizuar dhe i dha një përgjigje të drejtpërdrejtë akuzave për lidhje kriminale që janë hedhur ndaj partisë që ai drejton.
Ai solli si shembull rastin e Blendi Xhabaftit, i cili fitoi 10 herë më shumë vota se kandidati i dytë në Vorë, duke e vënë theksin në faktin se kjo fitore ishte e bazuar në vota të lira dhe të pastra, pa ndikimin e grupeve të krimit.
“Unë kam thënë që porosia ka qenë për 28 deputetë nga Edi Rama për bandat.
Mund ta bëjmë inventarin e tyre, por kjo është farë e njohur.
E thashë unë, po Zeqineja, po Belinda, po Rama vetë?
Dihet se kush janë.
Vetëm 4 deputetë kanë marrë 80 mijë vota.
A mund të ndodhë kjo? Vetëm 4….
…Po, dy deputetë demokratë kanë marrë 40 mijë vota. Por kanë marrë vota të lira.
Ke dëgjuar ti ndonjëherë që këta dy deputetë t’i ketë mbështetur njeri nga bota e krimit?
Kurrë, sepse janë zero lidhjet tona me ta.
Po. Është e vërtetë.
Po mos harro se Blendi Xhabafti mori 10 herë më shumë vota se kandidati i dytë nga Xhabaftët në Vorë.
A nuk është ky më kriminel se Robert Xhabafti? Më kriminel është ky se ky e mori atë…
Ne prapë i qëndrojmë, këta do shpallen grupe terroriste.
Ne do punojmë me komunitetin ndërkombëtar se këta u panë.
Të sjell unë këtu deklaratën e ambasadorit Zannieri për këta.
Ne nuk jemi polici, thotë, por ata ishin aty.
Ata kërcënuan Flamur Nokën dhe Albana Vokshin.
Është e vërtetë, me kamera.
Altin Hajri i shkoi deputetes tonë në Hardhishtë për t’i thënë ik këtej se nuk ke punë këtu.
Po Altin Hajri mori lejen. Ai është gjoja në ndjekje se ka bërë sallatë trupin e viktimës në Golden. Dhe është gjoja në ndjekje ai.
Elvis Doçi gjoja në ndjekje. As në ndjekje fare. Në shtëpinë e tij para dy vitesh u gjetën dy milionë euro. Ku është?
Po çfarë janë dy milionë euro për të? Ai i kishte pare xhepi ato”, tha Berisha.
