Partitë e vogla refuzuan koalicionin me ne dhe i hoqën të paktën 8 deputetë opozitës, ndërsa morën mandate sa Tom Doshi

Lideri i opozitës Sali Berisha ka reaguar ashpër ndaj procesit zgjedhor të fundit, të cilin e cilësoi si një farsë të organizuar dhe të mbështetur nga strukturat shtetërore nën kontrollin e qeverisë.
Berisha u ndal veçanërisht te roli i partive të vogla, të cilat sipas tij refuzuan koalicionin me opozitën dhe, në vend që të forconin frontin kundër mazhorancës, kontribuuan në dobësimin e saj duke i “hequr” të paktën tetë mandate.
Ai përmendi përdorimin e fondeve publike, kontrollin e mediave dhe përfshirjen e grupeve kriminale si faktorë kryesorë që, sipas tij, kanë deformuar vullnetin e qytetarëve.
“Kur thua zgjedhjet farsë, ti nuk ke thënë se çdo votë është farsë.
Kur thua zgjedhjet farsë, thua se ky regjim ka përdorur ose ka zbatuar farsën elektorale në vend të zgjedhjeve demokratike.
Dhe që ky regjim ka aplikuar farsën elektorale, nuk është se e them unë këtë gjë, por kjo është e dokumentuar, e ceritifkuar dhe e denoncuar nga 82 parti politike të Europës, të qendrës së djathtë.
Në qoftë se regjimi, shtetin e shndërron në shtet elektoral, në kuptimin që përdor të gjitha burimet financiare të shtetit për të marrë zgjdhjet, siç ndodhi me 76 milionë, 100 euro për çdo pensionist.
Siç ndodhi me 200 milionë të faljes së gjobave.
Siç ndodhi me miliona të tëra që po i llogarisin për tërmetet, se vazhdon historia e tërmeteve.
Siç ndodhi me 500 milionë euro prokurime.
Siç ndodhi me dhjetëra miliona euro të tjera asfaltime dhe zhavarr.
Siç ndodhi me shpalosjen e sistemit të patronazhistëve të përbërë nga zyrtarë, policë, oficerë, gjykatës, prokurorë në mbarë vendin, atëherë gara është vetëm farsë.
Por nuk janë vetëm këto.
Janë bandat, janë vrasësit serialë, dimension tjetër i pamohueshëm i kësaj farse.
Pra, tani në modelin e farsës ka një gjë, modeli i farsës është ky, në këtë model fiton gjithnjë diktatura, nuk fiton kurrë opozita.
Dhe ai që mendon se mund të fitojë farsën, ai beson gënjeshtrën e tij se ka një histori botërore farsa.
Pa thënë pastaj kontrollin e tmerrshëm mediatik.
Ju e keni parë, janë faqe të tëra që i kushtohen kontrollit qeveritar të medias, censurës.
Dhe gjëja më e rëndë e njeriut është autocensura, se mirë censurën ta imponon dikush, po autocensurën që ti nga frika ia imponon vetes tënde, ai është faktori më shkatërrimtar i dinjitetit dhe i psikologjisë së njeriut.
Dhe është konstatuar që gazetarët bëjnë autocensurë. Është e shkruar kjo.
Dhe unë kam respektin më të madh për gazetarët dhe ua kam thënë se ju keni bërë një punë të shkëlqyer, por raporti thotë atë që kemi thënë, por këta e kanë vërtetuar.
Linjat editoriale vijnë nga Fuga, nga Edi Rama.
A ka gjë më të rëndë se të diktojë qeveria linjat editoriale? Njësoj si me Partinë e Punës.
Edi Rama ka kthyer modelin e etërve të tij.
Censurë, manipulime, deformime. Të gjitha këto janë të vërteta.
Sigurisht vota mund të shkojë këtu e atje, por një gjë dua të të them, opozita iu ofroi këtyre forcave që bënin opozitën e opozitës, koalicionin. Ato sigurisht refuzuan.
Tani këto forca, përveç Arlind Qorrit, morën deputetë sa Tom Doshi. Tre deputetë Tom Doshi, tre deputetë.
Kjo shërbeu për t’i hequr opozitës të paktën 8 deputetë.
Këta shërbyen për ta privuar opozitën nga 8 deputetë.
Po a është ky fundi?
Jo, sepse opozita farsën nuk e fiton.
Atëherë çfarë duhet të bëjmë? Janë 520 mijë shqiptarë që votuan kundër Edi Ramës.
Unë u ftoj të gjithë ju, u ftoj të gjithë gazetarëve, duhet të jemi të vërtetë me njerëzit.
Farsa është farsë dhe kjo farsë është ndërkombëtarisht e dënuar në rezolutën e Valencias.
Por e vërteta është, është bërë shoshë edhe nga raporti i vëzhguesve të komunitetit ndërkombëtar”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Këshilltarët në Durrës nuk janë përjashtime për mendimet, por për veprimet e tyre!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, këshilltarët në Durrës nuk janë përjashtime për mendimet, …