Mungesa e përgjegjësisë së qeverisjes rilindase!

Nga Elona CASLLI

Për të kuptuar seriozitetin e qeverisjes rilindase mjafton vetëm rasti i Artan Lames. Kryeministri shfaq lajmin në rrjetet sociale dhe shpreh ngushëllimet për familjen, Kryetarja e Parlamentit gjithashtu. Ndërkohë që Artan Lame nuk ka vdekur, por është në gjendje kritike për jetën, sipas njoftimit të familjarëve.

Nuk është zbatuar ligji themeltar i gazetarisë nga stafi pranë Kryeministrit dhe Kryetares së Parlamentit; Verifiko vërtetësinë e lajmit, para se ta publikosh.

Veç mungesës së përgjegjësisë së stafit përkatës, në raport njerëzor mjaftonte një telefonatë te familjarët e Artan Lames për të marrë vesh se Lame është në luftë për jetën dhe është ende në jetë.

Lind pyetja; Kryeministri dhe Kryetarja e Parlamentit kanë shfaqur ngushëllime publike, para se të kryenin ngushëllimet private?!

Post Scriptum- Ngushëllimi publik, para ngushëllimit privat na çon në një situatë ku në profilin e Kryeministrit dhe Kryetares së Parlamentit, Artan Lame është me shirit të zi që prej 11 orësh, ndërkohë që ende merr frymë.

About Redaksia

Check Also

Vojerizmi seksual… çoroditja e fundit!

Nga Iva V.GRILLO Në një kohë kur shoqëria shqiptare është nën goditjen e njëpasnjëshme të …