Rama ka heshtur ndaj njoftimit zyrtar të Ambasadës amerikane për hapjen e zyrës së DEA në Tiranë ndonëse njoftimi është dhënë një ditë më parë. Ambasada amerikane zgjodhi të bëjë publike hapjen e zyrës së DEA në Tiranë, një ditë pas operacionit të Antimafias italiane për goditjen e një prej organizatave kryesore të trafikut të kokaiës dhe heroinës, siç është ajo e “Pojës”. Natyrisht këtu ka një mesazh për Ramën. Kjo organizatë ka marrë prej vitesh nën konroll Portin e Durrësit dhe tonelata me kokainë dhe heroinë trafikohen drejt Italisë dhe më pas drejt vendeve të tjera të Bashkimit Europian në sajë të bashkëpunimit të krerëve të kësaj organizate direkt me Ramën dhe vëllanë e tij.
Ndërsa Rama ka heshtur deri tani ndaj njoftimit zyrtar të Ambasadës amerikane, ai nuk e bëri këtë gjë dy vite më parë, kur u mundua ta injorojë lajmin për mbërritjen e DEA-s në Shqipëri duke thënë se do të ishte vetëm një njeri i vetëm dhe jo një zyrë. Kuptohet lehtësisht nga reagimi i ish-ministrit të Brendshëm, Çuçi në atë kohë se qeveria kishte pranuar vetëm një person nga DEA , por jo një zyrë të saj në Tiranë.
“E para njëherë ajo nuk është zyrë, por një person që DEA e ka caktuar të jetë permanent në Tiranë. Deri më sot ne bashkëpunonim me DEA-n përmes zyrës që ka në Athinë. Si rezultat i intensifikimit të bashkëpunimit që kemi pasur dy vitet e fundit me këtë zyrë dhe si nevojë për të qenë në një nivel bashkëpunimi të sinkronizuar, të dy dhe DEA dhe Policia e Shtetit, ranë dakord që të kishte një person që do të ishte rezident në Shqipëri që do të bashkëpunonte me Policinë e Shtetit dhe me SPAK”, deklaroi në atë kohë, mars 2023, ish ministri i Brendshëm Bledi Çuçi.
Në ditën e parë në detyrë, presidenti Donald J. Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv që përcaktonte kartelet e trafikut njerëzor dhe droge si Organizata të Huaja Terroriste (FTO). Administrata e Presidentit Donald Trump ka shpallur tetë grupe kriminale në Amerikën Latine si “organizata të huaja terroriste”, përfshirë Tren de Agua në Venezuelë dhe MS-13 në El Salvador. Raa ka arsye të ndjehet i rrezikuar tani. Organiztata e tij me të cilat ai trafikon kokainën dhe heroinën drejt Europës mund të shpallen terroriste nga Shtetet e Bashkuara.
Ambasada: Tani jo vetëm një person, por një personel i DEA-s
Ambasada në njoftimin e djeshëm nuk flet për një person të vetëm, por për një personel të DEA-s në Shqipëri.
“Linja e sinjalizimit të Agjencisë së ShBA Kundër Narkotikëve është aktive. DEA nxit këdo që ka informacion në lidhje me trafikun e drogës ose pastrimin e të ardhurave nga droga ta ndajë informacionin me personelin e DEA-s në ËhatsApp në: +1 571 502-7846 ose me email në: albania_DEA_tipline@state.gov. Të gjitha të dhënat do të mbahen të fshehta. Falënderimet tona për të gjithë ata individë që kanë dorëzuar të dhëna të besueshme që kanë mbështetur operacionet e DEA-s. Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara të punojnë me Shqipërinë për të luftuar trafikun e drogës dhe pastrimin e parave të lidhura me të, me qëllim mbrojtjen e qytetarëve të të dy vendeve tona dhe parandalimin e hyrjes së drogave të paligjshme në Shtetet e Bashkuara”, thuhej në njoftimin e djeshëm të Ambasadës Amerikane.