Berisha reagon pas kërkesës së SHBA: Kreu i karteleve është Edi Rama! Pjesë e kartelit të Troplinëve është edhe Altin Dumani

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për media, reagoi pas kërkesës së SHBA-së drejtuar autoriteteve shqiptare për të luftuar kartelët e drogës. Ai theksoi se kreu i karteleve të drogës në Shqipëri është vetë Kryeministri Edi Rama, duke i lidhur ato me grupe të fuqishme kriminale si Troplinët, Çelajët dhe Bajrët.

Berisha denoncoi operacionin “Ura”, i cili, sipas tij, ka nxjerrë në pah lidhjet e drejtpërdrejta të Edi Ramës dhe anëtarëve të kartelit të Troplinëve, duke përfshirë edhe Altin Dumanin dhe figura të tjera të njohura të politikës dhe krimit.

“SHBA, përmes të dërguarit të saj, kërkojnë nga autoritetet shqiptare të luftojnë kartelet e drogës.

Unë e përshëndes këtë kërkesë, si një kërkesë të një rëndësie shumë të madhe.

Por theksoj gjithashtu se kreu i karteleve të drogës, të Troplinëve, Çelajve, Bajrëve, etj, ndodhet në karrigen e kryeministrit të Shqipërisë dhe ky është Edi Rama.

Operacioni i fundit, i quajtur Ura, nxori lakuriq, si anëtar të kartelit më të rrezikshëm të Ballkanit dhe Europës, që është karteli Troplini, sepse është karteli që zotëron 100 përqind Portin e Durrësit, anëtarët e këtij karteli janë Ergys Agasi, Altin Dumani, Vangjush Dako, Edi Rama.

E vërteta është se Ergys Agasi, Elvis Doçi, Vangjush Dako dhe Edi Rama, gjatë fushatës elektorale kanë zhvilluar një seri takimesh sipas burimeve, dëshmitarëve, në vilën e Vangjush Dakos në plazhin e Durrësit.

Por vetë operacioni Ura zbulon Altin Dumanin, Irena Gjokën, Ergys Agasin dhe Edi Ramën si anëtarë apo drejtues të kartelit.

Autoritetet italiane prunë urdhër-arrestet me datën 19 shkurt.

Nga kjo, Irena me 5 mbiemra, delinkuente, e dënuar me burg në vendin fqinj dhe që mbahet si turpi i drejtësisë shqiptare në detyrë nga Edi Rama dhe KLGJ-ja e tij, mbajti dosjen 42 ditë.

Pas 42 ditësh, ajo firmosi, por Altin Troplini alias Dumani, e mbajti dosjen edhe 20 ditë të tjera, nga data 30 prill deri më datën 20 maj, sa bosi i kartelit, Elvis Doçi, iu dha koha e mjaftueshme për të përmbushur misionin, për të transferuar, për të fshehur të gjitha tonelatat e tij me kokainë dhe narko-euro dhe tani jeton i qetë.

Altin Troplini në pafytyrësinë më të madhe u deklaroi shqiptare se shtymë arrestin, të marrë vesh me autoritetet italiane dhe të tjera.

Ky është një mashtrim i turpshëm që ai u ka bërë autoriteteve italiane dhe autoriteteve të tjera si bashkëpunëtor në një krim të rëndë me kartelin më të fuqishëm të drogës në Europë, kartelin që disponon portin kryesor të vendit”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Ministri tjetër i Ramës drejt burgut, si i kalonte paratë e taksapaguesve tek restoranti i gruas

Ish-nënkryetari i bashkisë Tiranë, aktualisht Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, është zyrtari …