Skandal! Helmohen nga salmonela fëmijët e kopshtit shtetëror, ngjarja mbahet e fshehtë!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gramsh. Dhjetra fëmijë të një kopshti shtetëror janë helmuar nga ushqimi që kanë konsumuar. Ngjarja ka ndodhur në fillim të kësaj jave, kur fëmijët e kopshtit nr.1 të Gramshit u paraqitën në spital me simptoma, si të vjella dhe temperature, por ngjarja është mbajtur e fshehtë.

Ngjarja bëhet dhe më e rëndë dhe në kufijtë e skandalit për faktin se ajo u përpoq të mbahej e fshehtë. Në fillim të javës 4 fëmijë janë paraqitur në spitalin rajonal të Gramshit me shenja të rënda të helmimit të konsumimit të ushqimit me salmonelë.

Dyshohet se helmimi ka ardhur nga ushqimi që kanë konsumuar në kopshtin shtetëror, prandaj ekspertët e shëndetit Publik kanë marrë mostrat gjithsej 72 mostra për analiza.

Pas analizave të kryera, ka rezultuar që ushqimi ka pasur prani të salmonelës.

Këto mostra përfshijnë fëmijët e kopshtit, çerdhes, si dhe punonjësit e institucioneve përkatëse. Nga këto mostra, 12 raste dyshohet të jenë të infektuara, ndërsa përgjigjet e analizave priten të dalin nesër.

Ngjarja u mbajt e fshehur dhe autoritetet nuk kanë dhënë informacion por kanë qenë prindërit që kanë bërë denoncimin.

Analizat laboratorike tregojnë praninë e bakterit të salmonelës, duke ngritur dyshimet se helmimi ka ardhur nga ushqimi i ofruar nga kompania private që shërben në kopshtin shtetëror.

Nga ana tjetër analizat ushqimore për ushqimin e dyshuar nuk janë kryer ende. Autoritetet e Agjencisë Kombëtare të Ushqim, pritet të marrin mostra dhe të kryejnë kontrolle brenda ditës së sotme.

Për momentin, nuk ka ende një reagim zyrtar nga institucionet përkatëse lidhur me ngjarjen, duke heshtur për ballë një skandali që ka rrezikuar jetën e dhjetrave fëmijëve.

 

About Redaksia

Check Also

E vërteta e restaurimeve në ish-burgun e Spaçit, Lubonja zbulon prapaskenat e Ministrisë

Publicisti dhe ish-i burgosuri politik, Fatos Lubonja, ka reaguar me tone të forta nga ish-burgu …