Në Shqipëri fjalën Mafia e ngatërrojnë me qokën…

Nga Alba KEPI

“Nëse gjerat janë kështu nuk do të thotë se duhet të vazhdojnë të jenë kështu. E kur përvesh mëngët për të punuar e ndryshuar, shumica preferon të ankohen se sa të bëjnë dicka”.

Sot janë 33 vite nga dita kur 400 kg ekspozivi nën asfalt, hodhën në erë 3 automjetet e blindura të magjistratit antimafia Giovanni Falcone.

Janë fjalët e tij citimi më sipër.

Në Shqipëri fjalën Mafia e ngatërrojnë me qokën, me satirën, me të zakonshmen, banalitetin, gallatën, madje e përdorin dhe për të sharë familjarët me të cilet janë zënë për pronat, duke përdhosur betejat për ta luftuar.

Pak vite më parë, në një përgjim të Antimafias italiane, dokumentohej se mafiozët shqiptarë ndërsa u gëzoheshin aksioneve të tyre, talleshin me njëri -tjetrin “për fshatin e llapazanëve” duke iu referuar medias në Shqipëri.

Këto vitet e fundit është bërë një katrahurë informacioni.

Vazhdon të bêhet.

E Mafia shqiprare e ka lojën e lehtë.

Kur media nuk është korrekte, i bëhet një favor më shumë mafiozëve e dizinformacionit që çojnë tymin aty ku ata duan.

Është i qëllimshëm banalizimi i termit mafia që të normalizohet e të humbasë alarmin e rrezikshmërinë sociale që përfaqëson.

E po aq i qëllimshëm është dhe fakti që në studio televizive analizojnë operacionet antimafia avokatë që mbrojnë interesa klienteliste.

Ndërsa “analizojnë” kotësinë (sipas tyre) e një operacioni, këta ekspertët e ligjit ndotin e hedhin poshtë punën e betejën e shembujve të tillë si Borsellino e Falcone dhe fuqizojnë pushtetin e horrave.

E kupton kështu se sa probleme me drejtësinë ka Shqipëria kur avokatët janë bërë analistë të politikës e antikrimit.

PS. Këtë fotografi e kam bêrë në Palermo qytet i magjishëm, multikulturor e multifetar, e ky është muzeu i Antimafias.

Nje muze i thjeshtë, i vërtetë ku puna e gazetarêve është pasuria dokumentuese e tij. Në foto 1 është Prokurori i Antimafias Paolo Borsellino.

E në foto 2 është monumenti në rrugën që lidh aeroportin e Palermos me komunën Capaci ku u hodh në erë Prokurori Giovanni Falcone.

About Redaksia

Check Also

Kullat, hijet dhe misteret e financimit, rreziku ligjor që fshihet poshtë tyre dhe sfida e bankave

Eduart HALIMI Arlind AHMETAJ   Hijet e kapitalit në Kullat gjigande të Tiranës: Bankat në …