Rama në përgjimet e Antimafias italiane, çfarë është provuar

“Përgjimet që kanë ardhur tregojnë për darkat dhe drekat që shtronte Edi Rama me Pojën dhe Ergys Agasin me verërat 30-40 mijë euro shishja”, denoncoi Berisha perfshirjen e  Rasmës në përgjimet e Antimafias italiane. 

Gjatë konferencës për mediat, teksa u pyet nëse grupi kriminal i goditur nga SPAK në lidhje me autoritetet italiane, ka vepruar gjatë zgjedhjeve, kreu i opozitës, Sali Berisha u përgjigj se, Porti i Durrësit hyn i tëri në Shqipëri nëpërmjet Troplinëve. Ndërsa shtoi se SPAK-u s’bën asgjë. Më tej ai tha se, Ervis Doçi ose Vis Poja, ka çdo gjë me licencë nga Edi dhe Olsi Rama.

“Porti i Durrësit është shndërruar në një pikë të madhe në Europë. Piro Vengu u lartësua ministër dhe kontrollin e vërtetë të portit e kanë vetëm Troplinët. Porti i Durrësit hyn i tëri në Shqipëri nëpërmjet Troplinëve. Në këtë drejtim unë përshëndes antimafian italiane, se SPAK-u aty ishte.

SPAK-u që prej muajsh e vitesh s’bën asgjë, por prit. Është operacion në vazhdim. Janë lëshuar 52 urdhër-arreste. Eksponentët u informuan dhe ikën. Matriksi funksionon. Ju garantoj se Ervis Doçi, ose famozi Vis Poja, ka çdo gjë me licencë nga Edi Rama dhe Olsi. Ata që e njoftuan të ikë lidhen me këta. Po ta marrim kështu, Toto Riina është në kryeministri.

Ka arrestuar pastrueset dhe shoferët. Kush e njoftoi Pojën që iku? Ai ishte padroni i portit. Altin Hajri, me dosjen që është marrë direkt nga Dumani, ka shkuar te kandidatja jonë në fshatin Hardhishtë për t’i bërë presion. Hajri ka me vete Dumanin”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Paralajmërimi i Berishës për Ramën/ Do të tërheqim si nuk ta pret mendja…

Pjesë nga fjala e Berishës: E tmerruat Edvin Kristaq Ramën. Prandaj dhe ne le të …