Skandali/ Karteli “Troplini” piketon ministrin e Brendshëm të Ramës!

Arkend Balla ishte piketuar nga karteli i drogës së “Pojës” si ministër i Brendshëm i Ramës. Denoncimi është bërë nga Berisha.

Kryetari i PD, Sali Berisha, në një konferencë për mediat nga selia blu, denoncoi kandidatët e PS që u mbështetën nga grupi kriminal i Troplinëve për të marrë vota në zgjedhje.

Berisha tha se, njëri prej tyre është kandidati më i votuar në Durrës, Arkend Balla, me 20 718 vota, të cilit i është premtuar se, pas zgjedhjeve do të bëhet ministër i Brendshëm. Berisha bëri një krhasim me zgjedhjet e vitit 2021, ku ky kandidat kishte marrë vetëm 2463 vota, pasi nuk ishte rekrutuar ende nga klani Troplini.

“Tani, për të ilustruar disa momente të ndërhyrjes së kartelit Troplini në zgjedhje, kemi këtu famozin Arkend Balla, për të cilin dje zyra e shtipit të Edi Ramës shpërndante editoriale që i botonin lakejtë e tij, duke e marrë në mbrojtje se çfarë malli është ky.

Arkend Balla, në vitin 2021, kur kumbarët e kartelit nuk e kishin rekrutuar akoma, mori 2463 vota. Arkend Balla në vitin 2025, nën patronazhin e kartelit Troplini, Elvis Doçit, mori 20718 vota. Pra këtij pothuaj iu dhjetëfishuan votat në patronazhin e kartelit Troplini.

Arkend Balla ishte premtuar dhe është premtuar për ministër i Brendshëm i kartelit Troplini pas zgjedhjeve. Ndaj dhe dje, zyra e shtypit të kryeministrit, u shpërndante editoriale portaleve të kontrolluara prej qeverisë dhe krimit, me të cilat përpiqeshin të mirësonin imazhin e Arkend Ballës, e këtij produkti të kartelit Troplini”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

E vërteta e restaurimeve në ish-burgun e Spaçit, Lubonja zbulon prapaskenat e Ministrisë

Publicisti dhe ish-i burgosuri politik, Fatos Lubonja, ka reaguar me tone të forta nga ish-burgu …